INFOCIP dhe NDI Albania do te punojne bashke per promovimin e integritetit te Zgjedhjeve te 25 Prillit 2021
INFOCIP dhe NDI Albania – National Democratic Institute po punojnë së bashku për të promovuar zgjedhje te lira dhe te ndershme jashte ndikimeve te paligjshme. Misioni i përbashkët është që të garantohet besimi i publikut në procesin demokratik të zgjedhjeve duke zbuluar, sinjalizuar dhe hetuar akuzat për krimin elektorale te dyshuara gjatë kohës që procesi zgjedhor është aktiv. Qendra për Çështjet e Informimit Publik do të ketë akses në përvojën e gjatë që NDI ka në monitorimin e proceseve zgjedhore. INFOCIP do të punojë bashkë me partnerët që të inkurajojnë qytetarët të denoncojnë parregul;sitë zgjedhore në organet kompetente, por edhe shtyrë institucionet për hetim adekuat dhe të shpejtë të tyre.
NDI do te ofroje asistencen e vet profesionale ndaj INFOCIP në kuadër të implementimit të projektit me titull “ Promovimi i integritetit zgjedhor në Shqipëri”. INFOCIP do të punojë për të dokumentuar të gjitha raportimet në Media, Polici, Prokurori (përfshirë SPAK) si dhe në KQZ, në portalin e denoncimeve për vepra penale të dyshuara që bien nën përcaktimet e kreut X të Kodit Penal, të ndryshuar.
Projekti ka tre pikësynimi apo shtyllat kryesore:
- Të informojë publikun për kushtet ligjore që ruajnë dhe rrisin integritetin e procesit zgjedhor, pa manipulime dhe jashtë praktikave të paligjshme.
- Të mbledhë, të ekspozojë në internet dhe të hartojë incidencat e krimeve zgjedhore në Shqipëri përmes monitorimit të bazuar në evidenca, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe të Drejtës për Informim.
- Të sigurojë një vlerësim gjithëpërfshirës në lidhje me efikasitetin e hetimit dhe fillimin e gjykimeve kundër atyre që përfshihen në blerjen e votës, duke ndihmuar kështu Shqipërinë dhe BE për të vlerësuar progresin në procesin e integrimit.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA