Qendra për Çështjet e Informimit Publik ka filluar fushatën per informimit e publikur mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre lidhur me çështje që cënojnë integritetin zgjedhor.  Në Shqipërti ka nisur aktualisht fushata elektorale për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë që mbahen në datë 24 Prill 2021.

 

INFOCIP dhe NDI Albania – National Democratic Institute,  po punojnë së bashku për të promovuar zgjedhje te lira dhe të ndershme jashte ndikimeve te paligjshme.  Përmes spoteve infrmuese INFOCIP fton qytetaret te sinjalizojnë dhe denoncojne kundravajtjet që cënojne integritetin e zgjedhjeve. Shqiperia ka legjislacion bashkekohor dhe garantues per sinjalizuesit, konform standarteve te BE. Fushata zhvillohet ne sloganin “Per zgjedhje te lira dhe te ndershme, pa KRIME ZGJEDHORE”.  Fushata informuese do te diseminohen ne rrjetet sociale. INFOCIP beson se kontributi i secilit, sodo i vogel qoftë ne denoncimin dhe denimi me ashpersi te sjelljeve jo-ligjore qe mund te perbejne krime zgjedhore, mbron integritetin e zgjedhjeve dhe demokracine tonë. Publiku ka nje rol te dores se parë për te luajtur ne kete drejtim.

 

 

Një tjetër ndryshim ligjor që përbën risi në këtë zgjedhje është kualifikimi i veprës penale së shitblerjes së votës në kompetencat e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, SPAK. Ky ndryushim ështyë në fuqi që prej datës 17 Janar 2020, pas ndryshime që Kuvedi vendosi të kryente në Kodin e Procedurës Penale. Ky në thelb përbën një rekomandim që është është hartuar dhe depozituar për herë të parë nga INFOCIP, pas përfundimit të të Monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, të mbajtuar në vitin 2017.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim