Ne vigjilje te Dites Boterore te Drejtesise Sociale, INFOCIP bashkepunoi me Euronews Albania per te realizuar dokumentarin “UNPUBLISHED”, me fokus pushimet e padrejta nga puna dhe demin social ekonomik qe ato shkaktojne. Ky program televiziv mund te ndiqet ne linkun e meposhtem:

 

https://euronews.al/al/unpublished/2021/02/18/largimet-e-padrejta-dhe-politike-nga-puna-ne-administraten-shteterore-demi-130-milion-euro

 

Ne vitin 2019, INFOCIP permbylli vleresimin me te madh tematik te ndermarre ndonjehere mbi çeshtjet gjyqesore per pushimet e padrejta nga puna ne administrate. U analizuan te gjithe vendimet gjyqesore te dhena nga Apeli Administrativ gjate 2017 dhe 2018. DAtabaza mund te shfletohet ketu: https://www.gjykataehapur.al/te-drejtat-e-punes-dhe-mbrojtja-ne-gjykate/

 

Studimi doli ne perfundimin se buxheti i shtetit duhet te paguante nje demshperblimi rreth 15 milion Euro te larguarve nga puna veem per kety dy vite. Nga te dhenat e thesarit te shtetit, demi i akumuluar qe nga viti 2005 per pushimet e padrejta nga puna vleresohej ne 100 milion Euro deri ne vitin 2019.

 

Shteti shqiptar paguan dy apo nganjehere edhe tre rroga per nje pozicion pune ne administrate pubike. Lajmi i keq eshte ne kete rast eshte se, pavaresisht se kete dem kolosal ekonomik e shkaktojne drejtuesit e papergjegjshem, ata vete nuk paguajne; demi u ngarkohet i gjithi taksapaguesve.

 

Administrata publike eshte punedhenesi me i madh ne RSH, me rreth 110 mije punonjes.  Ne kohe ndryshimesh politike, administrata publike i nenshtrohet presionit politik per te bere pushime te pajustifikuara nga puna, per te hapur vende per militantet partiake. Me poshte, ndajme me ju linkun e ketij programi.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim