Ne Shqiperi, me lehte është te krijosh 10 parti brenda dites, se sa te besh nje referendum lokal
Qendra për Çeshtjet e Informimit Publik, INFOCIP organizoi ne date 30 Tetor 2020, Tryezen e Trete ne kuader te Nismes Kombetare per Referendumin. Ne sesionin e pare parlamentar te 2020, INFOCIP arriti te depozitoje ne Kuvend “Projektligjin per Referendumet”, i cili prej tashme diskutimin ne komisionet parlamentare. (shkarko Pr. Ligjin direkt nga faqja zyrtare e Kuvendit)
Per te informuar partneret institucionale dhe ata te shoqerise civile, INFOCIP organizoi nje tryeze me profil te larte. Presidenti i Republikes ishte i ftuar nderi, per shkak te rolit aktiv qe institucioni ka ne autorizimin e referendumeve, sidomos atyre qe vijne me iniciative nga Poshte-Lart.
Sipas nenit 2, të saj “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Kushtetetuta përcakton ne nenin 150 te saj se: “Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj”. Fatkeqesisht, ne vitin 2020, plot 22 vjet pas miratimit te Kushtetutes, Shqipëria ende nuk ka një ligj për referendumet. Kuvendi nuk e ka permbushur detyren qe Kushtetuta i ka caktuar, jo vetem neni 150, por edhe neni 81 i saj.
Per te sensibilizuar mbi nevojen qe Shqiperia te mos humbe me tej kohe per te plotesuar kete deficit demoktatik, Tryeza e Nivelit te Larte, e organizuar nga INFOCIP, ftoi aktoret instituci0nale dhe ata te shoqerise civile te ushtrojne gjithe presionin demokratik te mundshme per te bere realitet kete aspitare te mohuar.
”
Sot është më lehtë të bësh 10 parti brenda ditës, por është e pamundur të bësh një referendum lokal. Shqiptarët nuk duan as 5 as 10 parti më shumë…ata duan tju mundësohet e drejta për referendum”, u shpreh ne fjalen e tij hapese te ketij eventi nje nga hartuesit e projetligjit, njekohesisht drejtor i INFOCIP, Dr. Gerti Shella.
Shella informoi ne detaje te gjithe pjesemarresit mbi faktin legjislativ te regjistrimit te nismes ligjore. “Projektligji për Referendumet është depozituar në Kuvend dhe është future ne procedurë. Për këtë falenderoj publikisht deputetet që e mbështetën këtë nismë, fillimisht Klotilda Ferhati, Kejdi Mehmetaj, dhe më pas Rudina Hajdari që pati guximin për të regjistruar në Kuvend Nismën Referendare”, tha ai ne fjalen e tij.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA