Si referendumet e përgjithshme edhe ato vendore mund të iniciohen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nismën referendare e ka si rregull organi përfaqësues në nivel qëndror (Kuvendi) dhe vendor (këshilli bashkiak ose këshilli i qarkut).

 

llojet e referendumeve

Për referendumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, populli ka të drejtë përmes 50 mijë zgjedhësve të kërkojë shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës që çështje të një rëndësie të veçantë të votohen direkt në popull. Në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias, që mban datën 27 Shtator 1999, rëndësi e veçantë e një çështje përcaktohet a-priory dhe a-fortiory nga kapja e pragut prej 50 mijë firmash nismëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elektorat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthithjes së votës së  emigrantëve  në vendet e tyre të rezidencës sugjerojnë se dhënia e miratimit (consent-it) paraprak të 50 mijë shtetasve më të drejtë vote për mbajtjen e një referendum është tregues i mjaftueshmë se çështja e shtruar për referendum ka “rëndësi të veçantë”. Në kuptimin e këtij projektligji, referendumet e përgjithshme renditen sipas llojit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Referendum kushtetues” është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit popullor për pranimin ose refuzimin e draftit të një kushtetutë te re apo ndryshimeve të Kushtetutës
  2. “Referendum kushtetues i drejtpërdrejtë” është referendumi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me ndryshimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi nuk shprehet paraprakisht me votë apo nuk ka dakortësi politike për projekt- amendamentet kushtetuese të
  3. “Referendum kushtetues ratifikues” është referendum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me amendimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi ka votuar më parë dhe ka miratuar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta ratifikojë më votë popullore direkte, për të siguruar një konsensus sa më të gjerë.
  4. “Referendumi legjislativ” është referendumi i përgjithshëm i thirrur për një çështje legjislative të rëndësisë së veçantë, për të cilën Kuvendi ose Këshilli i Ministrave, në tagrin e institucionit që ka nismën ligjvënëse, gjykon se vullneti vendimarrës është i pamjaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një projekligji të caktuar apo kur vetë Kuvendi nuk arrin dot në vendimmarrje për këtë çështje me mekanizmat që disponon për shkak të qëndrimeve të papajtueshme të grupeve vendimmarrëse.
  5. “Referendum shfuqizues” është procesi që mundëson zbatimin e të drejtës kushtetuese që gëzojnë 50 mijë shtetas me të drejtë vote për shfuqizimin e një ligji përmes votës së drejtpërdrejtë në
  6. “Referendumi i thjeshtë” është referendumi i thirrur nga 50 mijë shtetas me të drejtë vote për një çështje të rëndësisë së veçantë, për çështje të të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe politike,  ose çështje të tjera si  mirë-përdorimi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive natyrore, çështje mjedisore, çështje të shëndetit publik, etj.

 

 

2. Per Referendumin Vendor

 

Sa i takon Referendumit Vendor, në kuptimin e këtij projektligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qeverisjen vendore”, ai është një nga mekanizmat apo format e vetqeverisjes vendore, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen me rëndësi për komunitetin, të cilat janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

 

Në nivel të qeverisjes vendore, për të konfirmuar nismën për mbajtjen e një referendumi vendor nevojiten firmat e jo më pak se: 5 % të banorëve me të drejtë vote në nivel bashkie, sipas regjistrimit më të fundit në Rregjistrin e Gjendjes Civile që administrohet nga organi kompetent; ose 5% të banorëve me të drejtë votimi në nivel qarku, sipas regjistrimit më të fundit në Rregjistrin e Gjendjes Civile që administrohet nga organi kompetent.

 

Në vlerësimet e ekspertëve që bashkëpunuan me INFOÇIP, modeli polak ofron një epërsi për kushtet e Shqipërisë, krahasimisht me modelet legjislative të vendeve të tjera. Eshtë fakt se në një pjesë të konsiderueshme vetë Reforma Administrative Territoriale që u ndërmor në vitin 2014, por edhe ligji për vetë qeverisjen vendore që u miratua në vitin 2015, kanë modelim nga përvoja e suksesshme e kësaj reforme në Poloni, vend anëtar i BE.

 

Projektligji “Për referendumet” mbart disa risi të rëndësishme lidhur me çështjet që mund të shtrohen për referendum vendor, sidomos në nivelin e parë të qeverisjes vendore dhe konkretisht:

 

  • riorganizimin e ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh të njësive të qeverisje vendore
  • mënyrën e zgjidhjes së çështjeve të një rëndësie të veçantë që prekin njesite e qeverisjes vendore, të cilat përfshihen brenda kufijve, detyrave dhe kompetencave të organit përfaqësues vendimarres të kësaj njësie;
  • vetëtaksimi i banorëve për qëllime publike, brenda kufijve të detyrave dhe kompetencave të organeve të njësive të qeverisjes vendore .
  • vendimarrja direkt për çështje thelbësore me natyrë shoqërore, ekonomike, mjedisore apo kulturore që formojnë këtë njësi të qeverisjes vendore;
  • shpërndarjen e parakohshme të organit përfaqësues vendimarrës të njësisë të qeverisjes vendore
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim