1. Per Referendumin e Pergjithshëm

 

E drejta për referendum garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si formë e ushtrimit të drejtpërdrejtë të vendimarrjes demokratike. Sipas nenit 2, pika 2 të Kushtetutës “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”.

 

Në nenin 150, paragrafi 3, Kushtetetuta përcakton se: “Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj”. Rreth 22 vjet pas miratimit te Kushtetutes, Shqipëria ende nuk ka një ligj për referendumet.

 

Ligji për referendumet është renditur ndër ligjet që kondiderohen rezervë e shprehur e Kuvendit, të cilat miratohen me 3/5 e gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 81, Germa “ç” i Kushtetutës). Detyrat e Kushtetutëbërësit për Kuvendin, nuk janë përmbushur prej këtij të fundit dhe kjo konsiderohet një mangësi e procesit ligjvëns sa i takon ligjeve që refereon direkt Kushtetuta.

 

I vetmi referendum demokratik i zhvilluar me sukses në Republikën e Shqipërisë pas ndryshimit të sistemit në vitet ’90 është ai që ratifikoi ligjin kushtetues të miratuar nga Kuvendi në vitin 1998. Kushtetuta aktuale, edhe për shkak të veçorisë së miratimit të saj, i ka dedikuar një kapitull të posaçëm referendumeve. Pjesa e 11 e saj i dedikohet  tërësisht mënyrës së aktivizimit të të drejtës referendare dhe përmban përcaktime të qarta për rolin e institucioneve në mundësimin e demokracisë direkte përmes referendumit.

 

Aktualisht, në korpusin e brendshëm legjislativ ekzistojnë vetëm disa dispozita sporadike në Kodin Zgjedhor mbi procesin referenar, të cilat më shumë i kanë penguar se sa i kanë mundësuar iniciativat referendare kur ato janë kërkuar nga shtetasit shqiptarë me të drejtë vote për çështje me interes të lartë publik.

 

Refendumet janë gjithashtu një formë e ushtrimit të demokracisë direkte në nivelin e qeverisjes vendore. Sipas Kushtetutës së RSH, “vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj…” Në vitin 2015 Kuvendi miratoi ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në të cilin ka transpozuar dispozitën kushtetuese për referendumin vendor në një nga parashikimet që përmban neni 18, paragrafi 2 i këtij ligji.

 

Ligji 139/2015, i ndryshuar megjithatë nuk detajon asnjë procedurë për mënyrën se si mund të mbahen referendumet në nivel të qeverisjes vendore. Edhe vetë Pushteti vendor nuk  ka detajuar përmes procesit autonomy vendimarrës rregullore të posaçme që të detajojnë dhe/ose mundësojnë një process referendar në nivel të qeverisjes vendore.

 

Aktorët e shoqërisë civile e kanë konstatuar disa herë si një mision të pamundur aktivizimin e instrumentit referendar në nivel vendor për çështje që kanë patur ndjeshmëri apo interes të lartë publik (ngritja e impjantit të petroliferës në Vlorë etj). Çdo iniciativë e ndërmarrë për referendum vendor ka dështuar në Republikën e Shqipërisë. Në të gjithë historinë e saj si shtet, Shqipëria nuk ka zhvilluar asnjë referendum vendor.

 

Në vitin 2015, pas dështimit të përpjekjeve të shoqërisë civile për të mbajtur një referendum për çështjen sensitive të importit të mbetjeve urbane, u bë e qartë se mbajtja e referendumeve nuk ishte thjesht një çështje vullneti politik apo qeveritar, por mbi të gjitha ishte një pamundësi ligjore. Mbi këtë premisë, INFOÇIP mori angazhim publik në vitin 2016 për të hartuar një ligj për referendumet, të konsultuar me aktorët më të spikatur të shoqërisë civile. Ligji për referendumet do të duhet të të materializonte në praktikë parimet kushtetuese si dhe të reflektonte përvojat më të mira dhe më të përshtatshmë për kushtet e Shqipërisë.

 

Draftimi i projektligjit “për Referendumet” përfundoi në vitin 2018. Qëllimi i tij është caktimi i normave dhe rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin dhe shpalljen e rezultatit të referendumeve në Republikës së Shqipërisë. Projektligji ka transpozuar me besnikëri parashikimet kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë sa i takon referendumeve. Ai ka mbajtur parasysh më mënyrë substanciale rekomandimet e mëparshme të Komisionit të Venecias.

 

Projekligji është maksimalist në parashikimet që përmban, me synim zgjerimin e fushës së veprimit të demokracisë direkte. Drafti i hartuar është nxitur nga nevoja e shtuar për t’i dhënë një frymëmarrje demokracisë shqiptare, pa u influencuar domosdoshmërisht nga ndonjë praktikë jo fort e suksesshme e vendeve të tjera (si psh Italia e cila referohet edhe nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij).

 

Projektligji “Për Referendumet” përmban parashikime materiale dhe procedurale, por edhe referencat përkatëse në Kodin Zgjedhor si për mbajtjen e referendumeve të përgjithshshëm, ashtu edhe për ato në nivel të qeverisjes vendore në planin e administrimit të procesit zgjedhor.

 

Si në draftin paraprak, ashtu edhe në formatin aktual të konsoliduar nga INFOÇIP, projektligji diferencon dy kategori bazë për ushtrimin direkt të sovranitetit të popullit: referendumin e përgjthshëm dhe referendumin vendor.

 

Referendum i përgjithshëm është referendumi që zhvillohet në një ditë në të gjithë territorin e Repubikës së Shqipërisë dhe rezultati i tij ka fuqi detyruese të përgjithshme. Referendumi vendor është një nga mekanizmat/format e vetqeverisjes vendore, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen  me rëndësi komunitetin të cilat janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

 

Si referendumet e përgjithshme edhe ato vendore mund të iniciohen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nismën referendare e ka si rregull organi përfaqësues në nivel qëndror (Kuvendi) dhe vendor (këshilli bashkiak ose këshilli i qarkut).

 

Për referendumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, populli ka të drejtë përmes 50 mijë zgjedhësve të kërkojë shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës që çështje të një rëndësie të veçantë të votohen direkt në popull. Në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias, që mban datën 27 Shtator 1999, rëndësi e veçantë e një çështje përcaktohet a-priory dhe a-fortiory nga kapja e pragut prej 50 mijë firmash nismëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elektorat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthithjes së votës së  emigrantëve  në vendet e tyre të rezidencës sugjerojnë se dhënia e miratimit (consent-it) paraprak të 50 mijë shtetasve më të drejtë vote për mbajtjen e një referendum është tregues i mjaftueshmë se çështja e shtruar për referendum ka “rëndësi të veçantë”.

 

Në kuptimin e këtij projektligji, referendumet e përgjithshmë renditen sipas llojit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Referendum kushtetues” është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit popullor për pranimin ose refuzimin e draftit të një kushtetutë te re apo ndryshimeve të Kushtetutës
  2. “Referendum kushtetues i drejtpërdrejtë” është referendumi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me ndryshimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi nuk shprehet paraprakisht me votë apo nuk ka dakortësi politike për projekt- amendamentet kushtetuese të
  3. “Referendum kushtetues ratifikues” është referendum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me amendimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi ka votuar më parë dhe ka miratuar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta ratifikojë më votë popullore direkte, për të siguruar një konsensus sa më të gjerë.
  4. “Referendumi legjislativ” është referendumi i përgjithshëm i thirrur për një çështje legjislative të rëndësisë së veçantë, për të cilën Kuvendi ose Këshilli i Ministrave, në tagrin e institucionit që ka nismën ligjvënëse, gjykon se vullneti vendimarrës është i pamjaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një projekligji të caktuar apo kur vetë Kuvendi nuk arrin dot në vendimmarrje për këtë çështje me mekanizmat që disponon për shkak të qëndrimeve të papajtueshme të grupeve vendimmarrëse.
  5. “Referendum shfuqizues” është procesi që mundëson zbatimin e të drejtës kushtetuese që gëzojnë 50 mijë shtetas me të drejtë vote për shfuqizimin e një ligji përmes votës së drejtpërdrejtë në
  6. “Referendumi i thjeshtë” është referendumi i thirrur nga 50 mijë shtetas me të drejtë vote për një çështje të rëndësisë së veçantë, për çështje të të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe politike,  ose çështje të tjera si  mirë-përdorimi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive natyrore, çështje mjedisore, çështje të shëndetit publik, etj.

 

 

2. Per Referendumin Vendor

 

Sa i takon Referendumit Vendor, në kuptimin e këtij projektligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qeverisjen vendore”, ai është një nga mekanizmat apo format e vetqeverisjes vendore, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen me rëndësi për komunitetin, të cilat janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

 

Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton në paragrafin 4 se “Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj në përputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2“.

 

Ligji 139/2015 “Për vetë qeverisjen vendore”, njeh të drejtën e zhvillimit të referendumit vendor. Konkretisht, neni 18 i ligjit 139/2015 parashikon ndër të tjera në paragrafin 2 se: “Këshillimi me publikun bëhet edhe nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore”.

 

Pavarësisht garancive kushtetuese dhe ligjore, kuadri mundësues është deri tani i mangët për të mos thënë in-ekzistent në Shqipëri. Ligji 139/2015 i ka lënë diskrecion këshillave bashkiakë të parashikojnë në rregulloren e funsionimit të tyre normat e zhvillimit të këtij procesi. Kjo konsiderohet një mangësi e rëndësishme e ligjit 139/2015 pasi normimi i këtij procesi duhet të burojë pikërisht prej vetë ligjit organic, siç e kërkon Kushtetuta aktuale në fuqi. Për me tepër, rregulloret e këshillave, për nga vetë natyra e tyre tentojnë të jenë të larmishme si në formulime ashtu edhe në koherencë ligjore dhe nuk garantojnë një standart të unifikuar të mbajtjes së refendumit vendor.

Projektligji për Referendumet në RSH i hartuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik në konsultim të gjerë më të gjithë aktorët e shoqërisë civile, KQZ dhe me përfaqësues të Kuvendit, por edhe të qeverisjes vendore, e mbush këtë vakum legjislativ duke përcaktuar norma dhe rregulla të qarta për zhvillimin e referendumin në nivel të qeverisjes vendore.

Në nivel të qeverisjes vendore, për të konfirmuar nismën për mbajtjen e një referendumi vendor nevojiten firmat e jo më pak se: 5 % të banorëve me të drejtë vote në nivel bashkie, sipas regjistrimit më të fundit në Rregjistrin e Gjendjes Civile që administrohet nga organi kompetent; ose 5% të banorëve me të drejtë votimi në nivel qarku, sipas regjistrimit më të fundit në Rregjistrin e Gjendjes Civile që administrohet nga organi kompetent.

Në vlerësimet e ekspertëve që bashkëpunuan me INFOÇIP, modeli polak ofron një epërsi për kushtet e Shqipërisë, krahasimisht me modelet legjislative të vendeve të tjera. Eshtë fakt se në një pjesë të konsiderueshme vetë Reforma Administrative Territoriale që u ndërmor në vitin

 

2014, por edhe ligji për vetë qeverisjen vendore që u miratua në vitin 2015, kanë modelim nga përvoja e suksesshme e kësaj reforme në Poloni, vend anëtar i BE.

Projektligji “Për referendumet” mbart disa risi të rëndësishme lidhur me çështjet që mund të shtrohen për referendum vendor, sidomos në nivelin e parë të qeverisjes vendore dhe konkretisht:

  • riorganizimin e ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh të njësive të qeverisje vendore
  • mënyrën e zgjidhjes së çështjeve të një rëndësie të veçantë që prekin njesite e qeverisjes vendore, të cilat përfshihen brenda kufijve, detyrave dhe kompetencave të organit përfaqësues vendimarres të kësaj njësie;
  • vetëtaksimi i banorëve për qëllime publike, brenda kufijve të detyrave dhe kompetencave të organeve të njësive të qeverisjes vendore .
  • vendimarrja direkt për çështje thelbësore me natyrë shoqërore, ekonomike, mjedisore apo kulturore që formojnë këtë njësi të qeverisjes vendore;
  • shpërndarjen e parakohshme të organit përfaqësues vendimarrës të njësisë të qeverisjes vendore

 

Lidhur me pikën e fundit, banorët me të drejtë të njësisë së qeverisjes vendore janë të legjitimuar nga ky ligj të kërkojnë shkarkimin me referendum të të zgjedhurve të tyre vendorë. Nisma për shkarkimin me referendum të organit përfaqësues vendor mund të legjitimohet nëse ai shkel haptazi përmes vendimeve që merr premtimet e bëra publike në fushatën zgjedhore. “Shumicë” konsiderohet shkelja e më shumë se 1/3 së totalit të premtimeve zgjedhore të dokumentuara. Nisma për shkarkimin me referendum të organit përfaqësues mund të merret edhe në rastet kur vendimarrje me impakt mbi shëndetin e banorëve të asaj NJQV apo mbi mjedisin, refuzohet të konsultohen, apo kur rezultati i konsultimeve nuk merret në konsideratë në vendimarrjen përfundimtare të organit përfaqësues. Shkak për nisjen e një referendumi për shkarkimin e këshillit është edhe refuzimi për të marrë parasysh 2 peticione rradhazi për një çështje të caktuar, për të cilat kanë nëshkruar jo më pak se 5% e shtetasve më të drejtë votë në atë NJQV.

 

 

Referendumi për çështje të vetë-taksim është një proces thellësisht demokratik dhe i legjitimuar në një numër të vendeve të BE, sidomos në nivel të referendumeve vendore. Referendumi për vetë-taksimin e banorëve mund të thirret nga organi përfaqësues ose nga 5% e banorëve me të drejtë votë në nivel Bashkie apo Qarku.

 

Edhe në rastin e referendumeve vendore ky ligj dallon dy kategori bazë:

  • Referendum që nisen/thirren nga organi përfaqësues, sipas rastit këshilli bashkiak apo këshilli i qarkut;
  • Referendume që burojnë nga nisma e një grup qytetarët apo organizatash të shoqërisë

Ky diferencim  është i domosdoshëm për të afirmuar qëllimin e nismës referendare, e cila, në një vend me kulturë të pakët në këtë drejtim, mund të krijonte konfuzion. Për çështjet që

 

lidhen me shpërndarjen e parakohshme të organit përfaqësues të njësisë së qeverisies vendore, si në rastin e kryetarit të bashkisë apo edhe në  rastin  e  Këshillit  Bashkiak/te Qarkut, vendoset vetëm me anë të referendumit që organizohet vetëm me nismën e qytetarëve ose organizatave të shoqërisë civile. Partitë politike nuk legjitimohen të marrin nismën për një referendum të tillë, pasi ato konsiderohen palë në konflik interesi.

 

Referendumi vendor është i vlefshëm, nëse në të ka marrë pjesë të paktën 30% e personave me të drejtë vote. Referendumi për shkrirjen e parakohshme të këshillit bashkiak apo për shkarkimin e kryetarit të bashkisë përpara mbarimit të mandatit, është i vlefshëm nëse në të marrin pjesë jo më pak se 50% e numrit të përgjithëm të listës së zgjedhësve në atë njësi të vetqverisjes vendore dhe ne favor kanë votuar 2/3 e numrit të pjesëmarrësve. Rezultati i referendumit është pozitiv, kur në favor të njërës prej alternativave të propozuara për çështjen e parashtruar në referendum, është dhënë më shumë se gjysma e votave të vlefshme. Rezultati i referendumit në rang bashkie për vetëtaksimin e banorëve për qëllime publike është pozitiv, nëse në favor të vetëtaksimit janë dhënë më shumë se 50% e votave të vlefshme.

 

3.  Instutucionet përgjegjëse

 

KQZ është institucioni kryesor përgjegjes për administrimin e referendumit të përgjithshëm. Sa kohë që implikohet një proces zgjedhor, autorët e këtij projektligji e kanë parë të arsyeshme që të KQZ të këtë një rol aktiv në përgatitjen, zhvillimin dhe administrimin e rezultatit të referendumit të vendor. KQZ është institucion përgjegjës sa i takon administrimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor deri në shpalljen e rezultatit të referendumit pas numerimit të votave. Ndërkohë që këshilli bashkiak/i qarkut është gjithasht person juridik përgjegjës së bashku me  grupin nismëtar në nivel vendor për nismën referendare.

 

Përvoja e vendeve të ndryshme flet për një larmi’ modelesh në  këtë  drejtim.  Në  disa vende europiane, organi që administron zgjedhjet (në rastin e Shqipërisë KQZ) nuk ka një rol të posacëm në zhvillimin e referendumeve lokale. Në modelin zvicerian apo polak referendum vendor mund të organizohen direkt nga organi i njësisë së qeverisjes vendore. Megjithatë, në kushtet kur Shqipëria ështe ende duke implementuar një proces decentralizimi, roli i KQZ në drejtim të administrimit të referendumeve vendore konsiderohet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e tyre dhe garantimin e legjitimitetit të rezultatit.

 

4.      Risitë kryesore të projekt-ligjit

 

Një nga risitë e këtij projektligji është është heqja e barës financiare të organizimit të referendumeve grupeve nismëtare dhe kalimi i kësaj barre në buxhetin e instutucioneve publike. Parashikimet e deritanishme ngarkonin me barrë financiare grupin nismëtar të referendumit, të cilët duhet të përballonin me shpenzimet e tyre mbledhjen e firmave dhe fushatën referendare.

 

Konkretisht nëse referendumi kushtetues apo ai konsultativ, që realizohen me iniciative të Kuvendit apo Këshillit të Ministrave përballohen 00% nga buxheti i shtetit që nga nisma e deri në shpalljen e rezultatit, i njëjti parim aplikohet edhe për referendumet e iniciuara nga grupet e qytetarëve apo subjekte të tjera jo-qeveritare të legjitimuara për inicimin e tyre.

 

Grupet nismëtare të referendumeve, të cilat janë kontaktuar nga INFOÇIP në fazën e konsultimit të këtij projekt-ligji, përveç barrierave ligjore dhe burokratike, janë përballur edhe me kosto direkte financiare për legjitimimin e procesit. Kjo rrethanë e padrejtë, ka dobësuar edhe më tej  aksesin  e  tyre  në  të  drejtën  referendare dhe shkon në kundërshtim me frymën e kushtetutës e cila promovon ushtrimin e sovfanitetit të popullit përmes demokracisë direkte. Në këtë projektligj, barra financiare për nisjen e fazës përgatitore të një procesi referendar subvencionohet 100% nga shteti, duke afirmuar parimin e barazisë së armëve dhe mos-diskriminimit në vendimarrjen publike.

 

Hartuesit e këtij projekt-ligji kanë pranuar  premisën se nismëtarët e një referendumi, për nga vetë natyra e këtij të fundit, i shërbejnë një interesi të lartë publik dhe jo interest personal apo partiak. Rrjedhimisht, kostot e nismës së tyre duhet të mbulohen nga fonde publike dhe jo nga paratë e buxhetit të tyre familjar, sic ka qënë praktika diskriminuese deri më sot.

 

Çdo shtetas shqiptar, brenda apo jashtë vendit, me të drejtë vote, që plotëson kushtet për të qenë zgjedhës, ka të drejtë të marrë pjesë në referendum. Shteti, përmes institucioneve dhe financave publike, garanton që shtetasit shqiptarë në referendum të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të drejpërdrejtë, me votim të lirë e të fshehtë. Kjo është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i përcaktimeve kushtetuese që përmban neni 8 i saj, paragrafi 2, sipas të cilit “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet“. E drejta për të ushtruar sovranitetin drejtpërsëdrejti është një e drejtë kushtetuese dhe rrjedhimisht një e drejtë e garantuar përmes këtij projektligji.

 

Për të mundësuar efektivisht të drejtën e marrjes pjesë në referendum të çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote, projektligji referon tek nëshkrimi elektronik, si një realitet ligjor në Republikën e Shqipërisë. Nënshkrimet për një nismë referendare mund të mblidhen edhe në rrugë elektronike, online përmes portalit që mundësohet për këtë qëllim sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Grupi Nismëtar i referendumit, në përputhje me standartet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë për nënshkrimin elektronik dhe ofruesit e këtij shërbimi, ka të drejtë të kërkojë përdorimin e këtij shërbimi pa pagesë nga Autoriteti përkatës, sipas parashikimeve që përmban ligji Ligji Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar.

 

Ofruesit e shërbimit të çertifikimit për mbledhjen e nënshkrimeve elektronike online duhet të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale  dhe  identifikimin  e  nënshkrimeve. Mbledhja e nënshkrimeve online është pa pagesë. Në çdo rast,  pas një nënshkrimi online në portalin përkatës, sistemi mundëson printimin e një çertificate që e provon këtë nënshkrim.

 

Duke shtrirë aplikimin e këtyre shërbimeve edhe për mundësimin e proceseve referndare, Shqipëria konsolidon pozicion e saj dhe ka potencialit të bëhet një vend lider në rajon sa i takon përdorimit të teknologjisë për të rritur demokratizimin dhe pjesëmarrjen.

 

 

Nga një interpretim ad-hoc i nenit 2 të Kushtetutës, zgjedhësit nuk kanë të drejtë të shtrojnë në referendum çështje që lidhem me taksat dhe detyrimet financiare të shtetit. Vetë-taksimi, në kuptimin e këtij ligji, është e një e drejtë pozitive, që nuk interferon me të drejtën e organit përfaqësues, por përkundrazi e plotëson atë. Referendumi për çështje të vetë-taksim është një proces thellësisht demokratik dhe i legjitimuar në një numër të vendeve të BE, sidomos në nivel të referendumeve vendore. Modeli polak që ka mbajtur më shumë parasysh ky projektligj në draftimin e tij e parashikon këtë të drejtë refendare.

 

5.      Procesi Konsultativ i Projekligjit

 

Projektligji “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë” është një iniciativë e Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP e ndërmarrë në vitin 2016. INFOÇIP ka mbështetur të gjithë procesin e draftimit të projektligjit si dhe procesin konsultativ të realizuar më aktorët e shoqërisë civile, KQZ, përfaqësues të Kuvendit si dhe me organizatat ndërkombëtare. Drafti ligjor u përgatit nga Dr. Gerti Shella, Prof. Dr. Migena Leskoviku, dhe u konsolidua me ndihmën e ekspertëve të pavarurur pas cdo faze konsultimi. Ekspertët që punuan për këtë projektligj janë Z. Viktor Gumi, Znj. Valbona Pajo Bala, etj.

 

Tryeza e parë konsultative u thirr në datë 15 Nentor 2016. Në të morën pjesë të gjithë përfaqësues të organizatave kryesore të shoqërisë civilë, kreu i sapozgjedhur i KQZ, Z. Denar Biba, përfaqësues të organizave ndërkombëtarë, qytetarë të angazhuar si dhe përfaqësues të forcave politike.  Në këtë tryezë të morën  pjesë përfaqësues nga AKIP  (Aleanca Kundër

 

Importit të Plerave) të cilën në vitin 2013 morën nismën referndare për ndalimin e importit të plerave në Shqipëri. Në tryezën e parë të konsultimit, ky grupim u përfaqësua nga Znj. Kozara Kati. Të tjerë përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile të cilët u ftuan nga INFOÇIP në këtë process të rëndësishmë konsultativ ishin Prof.Dr. Aurela Anastasi, drejtore e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, Mrs. Vjollca Meçaj, si përfaqësuese e bordit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të nderuar nga sektori i shoqërisë civile. Tryeza u adresuar edhe nga ish Presidenti i Republikës, Z. Alfred Moisiu. Në të morën pjesë edhe partnerë të huaj nga programe si SIDA Suedi, Progami Zvicerian për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), Delegacioni i BE, Këshilli Europës etj.

 

Projekligji i pasuruar me komentet e tryezes së parë konsultative u prezantua në tryezën e dytë të mbajtur në format Konference Kombëtare në dt. 8 maj 2018. Në këtë konference morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit (Znj. Klotilda Bushka, Znj. Kejdi Mehmeti). Po ashtu morën pjesë përfaqësues politikë dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile. Për konsolidimin përfundimtar të draftin final punuan Dr. Gerti Shella dhe Viktor Gumi.

 

I gjithë procesi konsultativ i realizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, që nga 15 Nentori 2016 e deri në tryezën e dytë në 8 Maj 2018, është i dokumentuar në faqen zyrtare të organizatës, nën linkun: https://www.INFOÇIP.org/al/?cat=205/ . Të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e diskutantëve që morën pjesë në procesin konsultativ të thirrur nga INFOÇIP janë të dokumentuara në audio-video në kanalin e dedikuar në Youtube të ndërtuar nga për këtë qëllim: https://www.youtube.com/playlist?list=PLePO2iLt0NPt_dzTehKzHeLhJe-xdFfvu

 

 

6.      Struktura e Projektligjit

 

Projektligji është i strukturuar në 6 (gjashtë) Kre dhe konkretisht:

 

Kreu I –        Dispozita të Përgjithshme

Kreu II –       Llojet e Referendumeve dhe Nismëtarët

Kreu  III –    Procedura për thirrjen e Referendumeve

Kreu IV-      Administrimi i procesit zgjedhor për Referendumet

Kreu V-        Referendumi Vendor

Kreu VI –     Organet përgjegjëse, Financimi dhe Ankimi

 

Projektligji “Për Referendumet” përmban 54 nene në tërësi dhe organizohet në 27 faqe format A4, me font Times New Roman 12. Ligji është material dhe procedural. Pjesa procedurale që ka të bëjë më administrimin e procesit zgjedhor për referndumin, numërimin e votave dhe shpalljen e rezultatit nuk përshkruhet në këtë projektligj por referehet drejtpërdrejt në dispozitat e Kodit Zgjedhor të RSH. Projektligji parashikon në dipozitat e fundit se me miratimin edhe hyrjen në fuqi të tij ligji pjesa e Referendumeve në Kodin Zgjedhor si dhe çdo akt tjetër ligjor ose nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj shfu

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim