Arsyeja qe jemi mbledhur sot ketu ka të bëjë me vendimarrjen e drejperdrejte dhe me demokracinë ne kuptimin e saj me origjinal. Shqiperia ofron garanci të plota kushtetuese për ushtrimin e sovranitetit nga populli, por, paradoksalisht, mjedisi ligjor që bën të mundur në praktikë ushtrimin e kësaj të drejtë mungon!

 

Në 25 vite që kemi kaluar që nga përmbysja e rregjimit komunist, cilësia e demokracise ka vijuar të përkeqësohet në krahasim me pritshmeritë legjitime të shqiptareve.

 

Ne 25 vite demokraci nuk ka asnje iniciative referendare të nisur nga zgjedhësit që të jetë lejuar nga organet shtetërore të kontrolluara politikisht.

 

Politika ka marre kontrollin total mbi demokracine dhe mbi vendimarjen publike që është shpirti i sitemit.

 

Sot, me shume se kurre kemi arsye te mendojme se përqëndrimi i vendimarrjes publike në pak duar, deformon demokracinë. Nese nuk bejme dicka per te imponuar një axhende legjislative per adoptimin e  ligjeve referendare, demokracia rrezikon te jete nje trofe me shume në vilat e oligarkeve.

 

Nese nuk bejme dicka, per te resauruar mekanizmat referndarë, të vendimarrjes nga poshtë-sipër, Demokracia mund te gjeje shpejt veten ne një trajektore vetëshkaterruese.

 

Shansi i fundit i mbetur për të shpëtuar demokracinë është rikthimi i saj tek pronari legjitim, pra tek SOVRANI dhe lejimi i këtij të fundit të ushtrojë vullnetin e vet vendiamarres ne menyre te drejtperdrejtë, sikurse ja garanton Kushtetuta e vendit në nenin 2 të saj.

 

Sot qe jemi mbledhur të gjithë këtu të konstatojmë pikësapari se garancitë kushtetuese janë paralizuar, ndërkohë që vullneti demokratik që buron direkt nga populli është atrofizuar nga një klasë politike që gjithmonë e më shumë shkon në kurs përplaasje me aspiratat legjitime të atyre që i kanë zgjedhur.

 

Referendum në Shqiperi ështe provuar katerciperisht si një mision i pamundur. Pengesa nuk jane shqiptarët që “flejnë gjumë”, por të zgjedhurit e shqiptarëve që kanë mpirë instiktin për liri dhe demokraci të shqiptarëve. Pamundësimi sistematik për të mos I lejuar shqiptarët të shprehen me referendum mbi mënyrën se duan ta ndërtojnë vendin e tyre dhe të përcaktojnë sistemin e përbashkët të vlerave është një nga mëkatet historike të klasës poltike të tranzicionit.

 

Jo vetëm referendumi i përgjithshëm, por edhe referendumi vendor është një pamundësi absolute. Pavaresisht percaktimeve të reja në ligjin “për vetë qeverisjen vendore”, zhvillimi i referndumeve vendore ka rezultuar një mision totalisht i pamundur.

 

Inisiativa ligjvënëse e shtetasve është një tjetër garanci kushtetuee. Ajo nuk ka funksionuar kurre si në nivel vendor ashtë dhe në nivel qendror.

 

Konsultimi publik, edhee pse ka një ligj të posaçëm për të, miratuar së fundim, konsiderohet qysh sot si një mekanizem jo-efektiv. Disa madje e kane vlerësuar qysh tani si një mekanizëm në kufijtë e hipokrizisë,  që nuk ofron asnjë garanci për një proces të ndershem konsultimi.

 

Sa i takon konsultimeve në nivel vendor, edhe pse kemi një ligj të ri, përsëri moskuptimi dhe shmangja nga detyra ligjore është një ves i pashëruar ndër pushtetarët vendore. Sot në qeverisjen vendore ndermerren konsulltime të rreme, pasi vendimet janë marrë që më parë.

 

Sa I takon peticioneve, ato tashmë thuajse kanë dalë fare nga fjalori i shqipes së sotme dhe brezi i ri i rritur ne demokraci thuajse nuk ja njeh kuptimin kësaj fjale. Shkollat bëjnë pak ose aspak për të edukuar brezin e ri me idetë e lirisë, barazisë dhe demokracisë me pjesëmarrje. Media akoma dhe më pak! Intimidimi nga arroganca e pushteti është në nivele shqetësuese.

 

Edhe diskutimi i nisur per te listat e hapura zgjedhore, që do te lejonte një frymemarrje paska me demokratike per sistemin tone zgjedhor është i destinuar të presë ndoshta disa vite para se të kthehet në një realitet ligjor.

 

Edhe diskutimi per zgjedhjen e një presidenti nga populli eshte në thelb nje kerksese per me shumë demoraci të drejtpedrejte, por edhe për këtë argument ka një shurdhëri nga vendimarresi.

 

Nëse nuk ka një rrugë të hapor për demokracinë direkte, kjo nuk do të thotë që duhet të kthehemi prapa. Përkundrazi, nëse rruga ështe e mbyllur, kjo do të thotë që ne duhet ta hapim atë. Ky Forum i nderuar le t’i shërbejë këtij qëllimi!

 

Ju falemnderit !

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim