Drejtori Ekzekutiv i INFOÇIP, njëherazi edhe autor kryesor i projekligjit për referendumin, hapi tryezën e dytë kombëtare duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në kuadër të Nismës Kombëtare për Referendumin.

 

Gerti shella, infocip, referendumi, 8 maj 2018

Shella bëri një paraqitje të procesit konsultues që u materializua me draftin e hartuar që i paraqitej pjesëmarresvë në tryezën e oranizuar nga INFOCIP. Ai theksoi se  detyrat e lena nga Tryeza e Pare Kombetare ku u themelua Nisma Kombetare per Referendumin jane perbushur nga INFOCIP dhe prezantohen sot para gjithe partnereve te shoqerise civile.

 

Ai detajoi në mënyrë specifike llojet e ismave referndare që parashikon projektligji i hartuar me inputet e partnerëve dhe ekspertëve më të mirë që punuan me INFOÇIP.  Si autor kryesor i projektligjit te hartuar, Shella ofroi shpjegime te detajuara mbi modelin maksimalist te perzgjedhur, per te adresuar sa me mire permes ligjit per referendumet zgjidhjen e problemeve qe manifeston demokracia hibride shqiptare. Në kuptimin e projektligjit te hartuar, referendumet e përgjithshmë renditen sipas llojit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Referendum kushtetues” është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit popullor për pranimin ose refuzimin e draftit të një kushtetutë te re apo ndryshimeve të Kushtetutës
  2. “Referendum kushtetues i drejtpërdrejtë” është referendumi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me ndryshimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi nuk shprehet paraprakisht me votë apo nuk ka dakortësi politike për projekt- amendamentet kushtetuese të
  3. “Referendum kushtetues ratifikues” është referendum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuvendi për çështje që lidhen me amendimin e Kushtetutës, kur vetë Kuvendi ka votuar më parë dhe ka miratuar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta ratifikojë më votë popullore direkte, për të siguruar një konsensus sa më të gjerë.
  4. “Referendumi legjislativ” është referendumi i përgjithshëm i thirrur për një çështje legjislative të rëndësisë së veçantë, për të cilën Kuvendi ose Këshilli i Ministrave, në tagrin e institucionit që ka nismën ligjvënëse, gjykon se vullneti vendimarrës është i pamjaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një projekligji të caktuar apo kur vetë Kuvendi nuk arrin dot në vendimmarrje për këtë çështje me mekanizmat që disponon për shkak të qëndrimeve të papajtueshme të grupeve vendimmarrëse.
  5. “Referendum shfuqizues” është procesi që mundëson zbatimin e të drejtës kushtetuese që gëzojnë 50 mijë shtetas me të drejtë vote për shfuqizimin e një ligji përmes votës së drejtpërdrejtë në
  6. “Referendumi i thjeshtë” është referendumi i thirrur nga 50 mijë shtetas me të drejtë vote për një çështje të rëndësisë së veçantë, për çështje të të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe politike,  ose çështje të tjera si  mirë-përdorimi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive natyrore, çështje mjedisore, çështje të shëndetit publik, etj.

 

 

Ndërkohë projektligji i ka kushtuar rëndësi parashikimeve të detajuara  për referendumin vendor. Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton në paragrafin 4 se “Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj në përputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2“.

 

Ligji 139/2015 “Për vetë qeverisjen vendore”, njeh të drejtën e zhvillimit të referendumit vendor. Konkretisht, neni 18 i ligjit 139/2015 parashikon ndër të tjera në paragrafin 2 se: “Këshillimi me publikun bëhet edhe nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore”.

 

Sa i takon Referendumit Vendor, në kuptimin e këtij projektligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qeverisjen vendore”, ai është një nga mekanizmat apo format e vetqeverisjes vendore, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen me rëndësi për komunitetin, të cilat janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

 

Hap këtu Projekt-Ligjin e hartuar, i hapur per inpute nga partneret

 

Hap ketu prezantimin ne Powr Point

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim