Mirela Bogdani, Kryetarit e Forumit te Grave Keshilltare te Shqiperise mbeshtet Nismen Kombetare per Referendumin ne Konferencen e organizuar nga INFOCIP
Mirela Bogdani, Kryetarit e Forumit te Grave Keshilltare te Shqiperise, njeherazi perfaqesuese vendore ne keshillin bashkiak te Tiranes, mbeshteti nismen ligjore per LIGJIN PER REFERENDUMET NE RSH, marre INFOCIP ne bashkerendim me aktoret kryesore te shoqerise civile ne Shqiperi.
Ne fjalen e saj ajo e ligji vakumin ligjor per referendumet ne RSH me nevojen qe klasa politike ka per kontroll te vendimarrjes publike. “Eshte imperative qe te miratohet nje ligj per referendumet ne Shqiperi, per vete kushtet e krijuara me abuzimin me pushtetin ne emer te qytetareve”, u shpreh Bogdani teksa argumentoi me pas se qytetaret duhet te kene zerin e tyre direkt ne vendimarrjet per vendin.
Bogdani pergezoi INFOCIP per perfshirjen e referendumit vendor si nje kategori me vete ne projek-ligjin integral te paraqitur per diskutime ne tryeze. Ajo theksoi se projektligji i hartuar behet edhe me i rendesishme per shkak te sistemit regresiv elektoral qe ka zgjedhur Shqiperia, ku jane lireret ata qe caktojne edhe perfaqesuesit e popullit ne Kuvend.
Sipas Znj. Bogdani, fokusi i projektligjit duhet te perqendrohet ne iniciativat nga poshte-lart, per te mos degraduar ne referendume farse qe merren nga politikanet per te noterizuar vendimarrjet e tyre.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA