Prof. Dr. Migena Leskoviku, eksperte e te drejtes kushtetuese ka argumentuar parimet dhe zgjidhjet e dhena ne draftin e pergatitur “Per referendumet ne RSH”, ne Tryezen e dyte Kombetare te NISMES PER REFERENDUMIN, oraganizuar nga INFOCIP.
 
Në referatin e saj ajo u ndal ne tipologjite e referendumeve si dhe ne problemin e krijuar nga amendimet e fundit kushtetuese per rezerven ekskluzive te Kuvendit per ndryshimin e Kushtetutes, pa i lene fare hapesire qytetareve por te marre nismen per ndryshime te aktit themeltar.

 

 

Si në draftin paraprak, ashtu edhe në formatin aktual të konsoliduar nga INFOÇIP, projektligji diferencon dy kategori bazë për ushtrimin direkt të sovranitetit të popullit: referendumin e përgjthshëm dhe referendumin vendor.

 

Referendum i përgjithshëm është referendumi që zhvillohet në një ditë në të gjithë territorin e Repubikës së Shqipërisë dhe rezultati i tij ka fuqi detyruese të përgjithshme.  Referendumi vendor është një nga mekanizmat/format e vetqeverisjes vendore, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen  me rëndësi komunitetin të cilat janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

 

Si referendumet e përgjithshme edhe ato vendore mund të iniciohen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nismën referendare e ka si rregull organi përfaqësues në nivel qëndror (Kuvendi) dhe vendor (këshilli bashkiak ose këshilli i qarkut).

 

Për referendumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, populli ka të drejtë përmes 50 mijë zgjedhësve të kërkojë shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës që çështje të një rëndësie të veçantë të votohen direkt në popull. Në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias, që mban datën 27 Shtator 1999, rëndësi e veçantë e një çështje përcaktohet a-priory dhe a-fortiory nga kapja e pragut prej 50 mijë firmash nismëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elektorat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthithjes së votës së  emigrantëve  në vendet e tyre të rezidencës sugjerojnë se dhënia e miratimit (consent-it) paraprak të 50 mijë shtetasve më të drejtë vote për mbajtjen e një referendum është tregues i mjaftueshmë se çështja e shtruar për referendum ka “rëndësi të veçantë”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim