Në Konferencen e dytë të Nismës Kombetare për Referendumin, organizuar nga INFOÇIP në Tirane në 8 Maj 2018, mori pjese edhe deputetja Kejdi Mehmetaj, perfaqesues e LSI ne Kuvend. Ajo theksoi mbeshtetjen e saj qe ne fillim te fjales se saj per nje ligj integral per referendumet dhe pergezoi INFOÇIP per Nismen e ndërmarre. Ajo përgëzoi edhe qasjen per draftimin e ligjit nga poshte-lart permes aktoreve te shoqerise civile.

 

“Referendumi eshte nje e drejte kushtetuese e qytetarve shqiptare, por kjo e drejte nuk gjen nje mjedis ligjor mundesues”, u shpreh deputetja Kejdi Mehmetaj. “Propozimi juaj, pra projektligji per referendumet duhet te vije sa me shpejt ne kuvend, pasi ne kete menyre ai do te hape rrugen qe qytetaret te zbatojne demokracine e drejtperdrejte”, shtoi ajo ne fjalen e saj. “Jam e bindur se LSi dhe deputetet e saj ne parlament do te jene mbeshtetes te nje iniciative si kjo”, tha ajo me tej.

 

 

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj u ndal me pas ne domosdoshmerine per krijimin e nje mjedisi ligjor mundesues per referendumet ne nivel vendor. Ajo solli shqetesimet e krijuara ne Mbrostar te Fierit per shkak te ndertimit atje te inceneratori qe eshte kundershtuar fuqishme nga banoret. Ajo theksoi se eshte kerkuar te zhvillohet nje referendum per kete qellim, por kushtet ligjore aktuale e kane penguar ate.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim