Projektligji “Për Referendumet” në RSH është një iniciativë ligjore e Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP. Nisma mori dimension kombëtar në vitin 2016, pasi axhenda legjislative për hartimin e ligjit për referendumin siguroi mbështetjen e gjithë sektorit të shoqërisë civile. Projektligji mori formen e tij perfundimtare në Qershor të vitit 2018. Futja ne proces parlamentar u pezullua per shkak te krizes qe shkaktoi largimi i forcave opozitare nga Kuvendi. Projektligji perfundimtar mbeti gjithsesi i afishuar per adoptim si nisme ligjvenese e deputeteve te rinj qe zune vendet e mbetura bosh.

 

INFOÇIP mbështeti të gjithë procesin e draftimit të projektligjit si dhe procesin konsultativ të realizuar më aktorët e shoqërisë civile, KQZ, përfaqësues të Kuvendit si dhe me organizatat ndërkombëtare. Drafti i parë ligjor  ligjor u përgatit nga Dr. Gerti Shella dhe Prof. Dr. Migena Leskoviku. Draftet u përmirësuan përmes peer reviw dhe analizës së pavarur të ekspertëve të ndryshëm të fushës.  Disa nga ekspertët e mirënjohur që punuan për këtë projektligj janë Z. Viktor Gumi, Znj. Valbona Pajo Bala, etj.

 

Tryeza e parë konsultative u thirr në datë 15 Nentor 2016. Në të morën pjesë të gjithë përfaqësues të organizatave kryesore të shoqërisë civilë, kreu i sapozgjedhur i KQZ, Z. Denar Biba, përfaqësues të organizave ndërkombëtarë, qytetarë të angazhuar si dhe përfaqësues të forcave politike.  Në këtë tryezë të morën  pjesë përfaqësues nga AKIP  (Aleanca Kundër Importit të Plerave) të cilën në vitin 2013 morën nismën referndare për ndalimin e importit të plerave në Shqipëri.

 

TRYEZA E PARE, NISMA KOMBETARE PER REFERNDUMIN, INFOCIP

 

Në tryezën e parë të konsultimit, ky grupim u përfaqësua nga Znj. Kozara Kati. Të tjerë përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile të cilët u ftuan nga INFOÇIP në këtë process të rëndësishmë konsultativ ishin Prof.Dr. Aurela Anastasi, drejtore e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, Mrs. Vjollca Meçaj, si përfaqësuese e bordit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të nderuar nga sektori i shoqërisë civile. Tryeza u adresuar edhe nga ish Presidenti i Republikës, Z. Alfred Moisiu. Në të morën pjesë edhe partnerë të huaj nga programe si SIDA Suedi, Progami Zvicerian për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), Delegacioni i BE, Këshilli Europës etj.

 

Projekligji i pasuruar me komentet e tryezes së parë konsultative u prezantua në tryezën e dytë të mbajtur në format Konference Kombëtare në dt. 8 maj 2018. INFOCIP paraqiti para pjesemarresve te shumte te pranishme ne kete konsultim draftin e pare te hatuar per t’u pasuruar me inpute ne tryeze (HAP DRAFT LIGJIN, VERSION PARAPRAK)

 

Në këtë konference morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit (Znj. Klotilda Bushka, Znj. Kejdi Mehmeti). Po ashtu morën pjesë përfaqësues politikë dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile. Për konsolidimin përfundimtar të draftin final punuan Dr. Gerti Shella dhe Viktor Gumi.

 

COVER REFERENDUMI 501A3863

 

I gjithë procesi konsultativ i realizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, që nga 15 Nentori 2016 e deri në tryezën e dytë në 8 Maj 2018, është i dokumentuar në faqen zyrtare të organizatës, nën linkun: https://www.INFOÇIP.org/al/?cat=205/ .

 

Të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e diskutantëve që morën pjesë në procesin konsultativ të thirrur nga INFOÇIP janë të dokumentuara në audio-video në kanalin e dedikuar në Youtube të ndërtuar nga për këtë qëllim: https://www.youtube.com/playlist?list=PLePO2iLt0NPt_dzTehKzHeLhJe-xdFfvu

 

Nje model i dokumentimit te sugjerimeve te parnereve mund te ndiqet me poshte, ne materialin e regjistruar te Konferences se Dyte Kombetare te NISMES PER REFERENUMIN:

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim