Projektligji “Për Referendumet” hyn në proces legjislativ. Nisma e INFOÇIP, e konsultuar me shoqerinë civile një hap më pranë realizimit përfundimtar
Në sesionin e ri parlamentar të çelur në dt. 7 shtator 2020, Kuvendi ka perfshire ne proces legjislativ Projektligjin “Per Referendumin”. Ky projektligj eshte hartuar INFOCIP, ne konsultim me aktoret kryesore te Shoqerise Civile dhe personalitet e spikatura te jetes publike ne vend. Nisma ligjore e INFOÇIP është depozituar nga deputetja Rudina Hajdari dhe eshte miratuar nga Kryetari i Kuvendit Gramos Ruçi. Projektligji “Per Referendumet” mund te shkarkohet direkt nga faqja e Kuvendit te Shqipërisë, bashke me relacionin perkates.
Në vitin 2015, pas deshtimit te perpjekjeve te shoqerise civile per te mbajtur nje referendum per çeshtjen sensitive te importit te mbetjeve urbane, u be e qarte se mbajtja e referendumeve nuk ishte thjesht nje mungese vullneti politik apo qeveritar, por mbi te gjitha ishte nje pamundesi ligjore.
Mbi kete premise, INFOÇIP mori angazhimin publik ne vitin 2016 per te hartuar nje ligj per referendumet, te konsultuar me aktoret me te spikatur te shoqerise civile. Ligji per referendumet do te duhej te materializonte ne praktike parimet kushtetuese si dhe te identifikonte pervojat me te mira dhe me te pershtatshme per kushtet e Shqiperise. Draftimi i projektligjit “per Referendumet” perfundoi ne vitin 2018 dhe dokumenti u hap per inpute perfundimtare tek partneret e shoqerise civile.
Qellimi i Projektligjit “per Referendumet” eshte caktimi i normave dhe rregullave per pergatitjen, zhvillimin, administrimin dhe shpalljen e rezultatit te referendumeve ne Republikes se Shqiperise. Projektligji ka transpozuar me besnikeri parashikimet kushtetuese ne fuqi ne Republiken e Shqiperise sa i takon referendumeve. Ai ka mbajtur parasysh me menyre substanciale rekomandimet e meparshme te Komisionit te Venecias si dhe vendimet/interpretimet e Gjykates Kushtetuese.
Projekligji eshte maksimalist ne parashikimet qe permban, me synim zgjerimin e fushes se veprimit te demokracise direkte. Drafti i hartuar eshte nxitur nga nevoja e shtuar per t’i dhene nje frymemarrje demokracise shqiptare, pa u influencuar domosdoshmerisht nga ndonje praktike jo fort e suksesshme e vendeve te tjera (si psh Italia e cila referohet edhe nga Komisioni i Venecias ne opinionin e tij).
Projektligji “Per Referendumet” permban parashikime materiale dhe procedurale, por edhe referencat perkatese ne Kodin Zgjedhor si per mbajtjen e referendumeve te pergjithshshem, ashtu edhe per ato ne nivel te qeverisjes vendore ne planin e administrimit te procesit zgjedhor. Si ne draftin paraprak, ashtu edhe ne formatin aktual te konsoliduar nga INFOÇIP ne vitin 2019-2020, projektligji diferencon dy kategori haze per ushtrimin direkt te sovranitetit te popullit: referendumin e pergjthshem dhe referendumin vendor.
Projektligji është i strukturuar në 6 (gjashtë) Kre dhe konkretisht:
Kreu I – Dispozita të Përgjithshme
Kreu II – Llojet e Referendumeve dhe Nismëtarët
Kreu III – Procedura për thirrjen e Referendumeve
Kreu IV- Administrimi i procesit zgjedhor për Referendumet
Kreu V- Referendumi Vendor
Kreu VI – Organet përgjegjëse, Financimi dhe Ankimi
Projektligji “Për Referendumet” përmban 54 nene në tërësi dhe organizohet në 27 faqe format A4, me font Times New Roman 12. Ligji është material dhe procedural. Pjesa procedurale që ka të bëjë më administrimin e procesit zgjedhor për referendumin, numërimin e votave dhe shpalljen e rezultatit nuk përshkruhet në këtë projektligj por referehet drejtpërdrejt në dispozitat e Kodit Zgjedhor të RSH. Projektligji parashikon në dipozitat e fundit se me miratimin edhe hyrjen në fuqi të tij ligji pjesa e Referendumeve në Kodin Zgjedhor si dhe çdo akt tjetër ligjor ose nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.
Shkarko këtu projektligjin “Për Referendumet”
Shkarko këtu relacionin e Projektligjit “Për Referendumet”
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA