Referendumi, me mire vone se kurrë! Promemorja e Nismës Kombëtare për Referendumin
PROMEMORJE,
Referendumi, me mire vone se kurre !
Ruso’ besonte se “liria ishte e mundur vetëm nëse populli mund të ushtrojë sovranitetin në mënyrë direkte duke hartuar ligje”. Ky parim illuminist gjen shprehjen e vet aktuale edhe në nenin 2 te Kushtetutes së Shqipërisë, sipas se ciles “Populli e ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”.
20 vjet pas miratimit te Kushtetutes, Shqipëria ende nuk ka një ligj të veçantë për referendumet, përveçse disa dispozitat në Kodin Zgjedhor të cilat më shumë i kanë penguar se sa i kanë mundësuar iniciativat referendare .
Pas ndryshimeve të fundit qe Kushtetuta pesoi në kuadër të Reformës në Drejtesi, qytetaret nuk kanë më të drejtë për të ndryshuar me referendum kushtetutën që ata vetë miratuan. Mënyra e vetme për të nisur një referendum kushtetues në Shqiperi është votimin e tij nga dy të tretat e gjithë anëtarëve të Kuvendit. Përveç referendumit për Kushtetutën në vitin 1998, Shqipëria nuk ka histori të referendumeve popullore. Referendumi i 98-es ishte në fakt një ratifikim nga lart-poshtë i ligjit kushtetues. Ai ka qene nje plebishit më shume se sa një refrendum, që si rregull është një iniciative nga poshte-lart.
Rreth 20 vite pas miratimit te Kushtetutes, cilesia e Demokracise ne Shqiperi ka vijuar te perkeqesohet ne krahasim me projeksionet e Kushtetutë-bërësit dhe në raport me pritshmëritë ne shqiptareve. Kushtetuta vetë është bërë disa herë objekt i ndryshimeve brenda natës dhe sot ajo vuan zhvleftësimin për shkak se nuk garaanton dot parimet që ajo vetë ka afirmuar.
Rreth 20 vjet pas miratimit te Kushtetutes, politika ka kontrollin total mbi demokracine dhe vendimarrjen. Sovrani, në kuptimin që kushtetuta i jep ketij termi, nuk e ka pare veten as njëherë kaq shumë të spostuar nga procesi vendimarres dhe nga demokracia në tërësi.
Nese nuk bejme dicka sot per te imponuar me kurajo hartimin e nje axhende legjislative per adoptimin pa vonesë te ligjeve referendare, demokracia rrezikon te përkeqësoje më tej cilësinë e saj dhe të cënojë më tej ekuilibrat e saj të brendshem.
Ka një shqetësim në rritje sot në Shqipëri, teksa kanë kaluar 28 vjet nga përmbysja e sitemit ideologjik komunist, se nje pakice po merr sërish vendime në emër të shumicës. Në ligjerimin e përditshëm, termi “oligarki” po përdoret më shpesh se fjala “demokraci”. Sistemi demokratik në shqipëri sot përballet me një zhvleftësim të paleverdisshëm.
Shqiptarët gjithmonë e më pak besojnë se demokracia është e aftë tju sigurojë një të ardhme të begatë për veten dhe familjet e tyre. Largimet masive të të rinjve nga Shqipëria edhe pas 28 vitesh demokraci janë një sinjal alarmi dhe një tregues se mekanizmi demokratik, ekonomik dhe social i ka lënë atë të pa-përfshirë. Pa Përfshirje nuk ka Demokraci e cila është sinonim i pjësëmarrjes në vendimarrje dhe qeverisje.
Aktorët e shoqërisë civile e kanë konstatuar disa herë tashmë si një mision të pamundur aktivizimin e referendumit, si mekanizmi që garanton pjesëmarrjen direkte në vendimarrjet e rëndësishme. Refuzimi i kontributeve që gjithsecili mund të sjellë në demokraci është një lajm i keq për demokracinë dhe për Shqipërinë.
Shkaku i apatisë demokratike që vihet re ndoshta nuk jane shqiptaret dembela që flejnë, por kuadri i munguar ligjor per përfshirjen e tyre, ku konsultimet, peticionet ankesat dhe referendumet janë instrumenti kryesorë.
Edhe ne nivel vendor, Referendumi ka qene dhe mbetet nje pamundesi absolute, pavarësist garancive kushtetuese per autonomine vendore dhe atyre ne ligjin per veteqeverisjen vendore. Asnje akt nenligjor nuk ka dale deri me sot qe te krijoje nje mjedis sadopak mundesues per kete instrument .
Inisiativa ligjvënëse e 20000 mijë zgjedhësve, është një tjetër garanci kushtetuese në Shqipëri, por edhe ajo nuk ka funksionuar kurrë. Nje projektligj i ri që nisi në kuadër të Reformës në Drejtesi është në sirtarët e Kuvendit dhe ndoshta pret miratimin, por sot per sot, ne historine e shteti shqiptar, nuk ka patur kurrë një iniciative ligjvënësve të shtetasve, qoftë në nivel qëndror ashtu edhe vendor.
Konsultimi publik, nje tjetre mekanizem qe promovon demokracine nga poshte lart, edhe pse me nje ligj te miratuar në vitin 2014, konsiderohet nga shumë aktorë të shoqërisë civile jo-efektiv, qe nuk ofron garancitë e nevojshme per nje proces te ndershem konsultimi qe do te harmonizonte vendimarrjen para se ajo te ngurtesohet ne akte juridike. Niveli i zbatimit te mekanizmit eshte jo me shume se 5%.
Nuk janë të pakta rastet e ekpozuara kur në nivel qendror dhe vendor ndermerren konsultime fiktive, teksa vendimet jane marre që më parë. Kjo i ben nje dem serioz legjtimitetit të procesit demokratik dhe qeverisës. Besueshmëria tek institucionet qeverisëse në Shqipëri është në ulje të vazhdueshme, me rreth 47% në vitin 2017. Kjo e dhënë nën notën 5 është jo-kaluese. Ajo nuk flet në favor të vendimarrjes së konsultuar me publikun dhe në dobi të publikut.
Sa i takon peticioneve, si forma të percjelljes se kerkesave dhe shqetesimeve, ato tashme thuajse kane dale nga fjalori i shqipes se sotme dhe brezi i ri, i rritur ne demokraci nuk ja njeh kuptimin.
Edhe diskutimi publik i nisur per listat e hapura zgjedhore, qe do te lejonte nje frymemarrje paska me demokratike per sistemin tonë zgjedhor eshte destinuar te presë vendimarrje hezituese para se te kthehet ne nje realitet ligjor.
Edhe diskutimi per zgjedhjen e një presidenti nga populli është në thelb një kërkesë për më shumë demokraci direkte, por edhe për këtë argument ka nje shurdhëri të plote tek vendimarresit reale politike.
Per te gjitha keto arsye, ne jemi sot keto per te kerkuar nje zgjidhje te re, per te dikutuar me njeri tjetrin opsionet se si mund te ndikojme se bashku hartimin dhe çuarjen perpara te nje axhende qe restauron mekanizmat e vendimarrjes se drejtperdrejte.
Sot ne kete tryeze jane te gjithe aktoret e interesit qe kane kerkuar dhe ende kerkojne qe mekanizmi referendar te zhbllokohet dhe te kete nje ligj te posacem mbi bazen e te cilin te funksionoje. Ky ligj mund të ishte bërë nga aktorët politikë në këto 20 vite pas miratimit të kushtetutës, por kjo nuk ndodhi.
Prandaj diskutimi per kete ligj ri-nisi në vitin 2016 nga poshte, si nje perpjekje per te restauruar demokracine direkte, por edhe per ta pasuruar ate njokohesisht. Sot, ligjvënësit kanë një draft fillestar të projektligjit “Për Referendumet në RSH”, i cili, pasi të pasurohet dhe të përmirësohet më tej, do të mundësojë efektivisht që Kushtetuta dhe parimet e saj të gjejnë zbatim efektiv në dobi të interesit demokratik të shqiptarëve.
Referendumi nuk mund te jete me molla e ndaluar e shpitareve, teksa vendi sapo ka hapur negociatat me BE, per te hyre ne familjen e vlerave me te medha demokratike qe ka njohur historia e pas luftes se dyte boterore.
Referendumi, inisiativa ligjvenese, konsultimi, si dhe cdo inisitative tjeter qe sjell sovranin ne vendimarrjen per fatet e vendit dhe te vete demokracise eshte sot ajo çfare ne kerkojme, dhe te gjithe se bashku do t’ja arrijme.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA