Klotilda Ferhati Bushka për Referendumet: një ligj i mirë kërkon kohën e vet për t’u maturuar
Në Konferencen e dytë të Nismës Kombetare për Referendumin, organizuar nga INFOÇIP në Tirane në 8 Maj 2018, morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të grupit socialist ishte e pranishme deputetja Klotilda Ferhati Bushka. Ajo përgëzoi Konferencën dhe draftin e hartuar nga INFOCIP në bashkërendim me Partnerët.
“Më vjen mirë që shoqëria civile është mbledhur për të hartuar këtë projektligj. INFOCIP ka bërë një bërë një punë të lavdërueshme që ky ligj i rendesishëm të vijë si një iniciativë e shoqerise civile. Ligji për Referendumet nuk është një ligj që mund të bëhet për një muaj. Edhe në vende me demokraci të zhvilluar ato kanë marrë kohë për tu hartuar” u shpreh ajo në fjalën e saj përshëndetëse.
Deputetja Klotilda Ferhati Bushka u ndal tek parashikimet që projektligji i hartuar nga INFOCIP në konsultim me aktorët e shoqërisë civile bën lidhur me shkarkimin me referendum të të zgjedhurve vendor. Ajo kërkoi që të praktika e konsoliduar në Shqipëri të jëtë në harmoni me parashikimet në draftin e përgatitur.
Ajo afirmoi vullnetin pozitiv të sajin dhe të kolegëve të tjerë parlamentarë mbi projektligjin, si një nga mënyrat që garanton efektivisht të drejtën e qytetarëve për të ofruar direkt zërin e tyre në vendimarrje.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA