INFOCIP organizon Tryezën e dytë Kombëtare per konsultimin e Projektligjit “Per Referendumet ne RSH”
Në date 8 Maj 2018, Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP organizoi tryezën e dytë Konsultative me aktorët e shoqërisë mbi draftimin e projektligjit “Për Referendumet në RSH”. Tryeza Kombëtare u zhvillua në Tiranë, ne sallën Antigonea të Hotel Rogner dhe pati pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit, mbi 30 organizatave qëndrore dhe lokale të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve ndërkombëtare. Në Tryezën e dytë Kombëtare morën pjesë edhe konstitucionaliste, jurist të spikatur, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe mjaft edhe individe më zë të fuqishmë publik të cilët ofruan pikpamjet e tyre mbi draftin e përgatitur nga INFOCIP.
Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, njëhera dhe bashkë-autor i projektligjit “Për referendumet”, tha në fjalën hapëse të eventit tha se “20 vite më pas, ende Kuvendi nuk e ka kryer detyrën që kushtetutëbërësi i ka caktuar atij për të bërë një ligj për referendumet që në vitin 1998, kur vetë kushtetuta u miratua me referendum popullor”.
Shella prezantoi para të pranishmëve draftin ligjor “Per Referendumet”, të përgatur nga ekpertët që angazhoi INFOCIP për këtë qëllim. Ai shpjegoi në mënyrë të detajuar risitë e projektligjit si dhe orientoi pjesëmarrësit të fokusoheshin në relacion shoqërues të projejtligjit të përgatitur nga INFOCIP.
Një nga risitë e këtij projektligji është është heqja e barës financiare të organizimit të referendumeve grupeve nismëtare dhe kalimi i kësaj barrë në buxhetin e instutucioneve publike. Parashikimet e deritanishme ngarkonin me barrë financiare grupin nismëtar të referendumit, të cilët duhet të përballonin me shpenzimet e tyre mbledhjen e firmave dhe fushatën referendare. Konkretisht nëse referendumi kushtetues apo ai konsultativ, që realizohen me iniciative të Kuvendit apo Këshillit të Ministrave përballohen 100% nga buxheti i shtetit që nga nisma e deri në shpalljen e rezultatit. Nw kuader te projektligjit te hartuar nga INFOCIP, i njëjti parim aplikohet edhe për referendumet e iniciuara nga grupet e qytetarëve apo subjekte të tjera jo-qeveritare të legjitimuara për inicimin e tyre.
Grupet nismëtare të referendumeve, të cilat janë kontaktuar nga INFOCIP në fazën e konsultimit të këtij projekt-ligji, përveç barrierave ligjore dhe burokratike, janë përballur edhe me kosto direkte financiare për legjitimimin e procesit. Kjo rrethanë e padrejtë, ka dobësuar edhe më tej aksesin e tyre në të drejtën referendare dhe shkon në kundërshtim me frymën e kushtetutës e cila promovon ushtrimin e sovfanitetit të popullit përmes demokracisë direkte. Në këtë projektligj, barra financiare për nisjen e fazës përgatitore të një procesi referendar subvencionohet 100% nga shteti, duke afirmuar parimin e barazisë së armëve dhe mos-diskriminimit në vendimarrjen publike.
INFOCIP, në procesin e draftimit të Projektligjit për Referendumet ka pranuar premisën se nismëtarët e një referendumi, për nga vetë natyra e këtij të fundit, i shërbejnë një interesi të lartë publik dhe jo interest personal apo partiak. Rrjedhimisht, kostot e nismës së tyre duhet të mbulohen nga fonde publike dhe jo nga paratë e buxhetit të tyre familjar, sic ka qënë praktika diskriminuese deri më sot. Si rregull buxheti vjetor i Kuvendit në RSH është midis 7-10 Milion Euro. Fakti është se pavarësisht kësaj rrethane mundësuse, Ligji për referendumet apo për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat parashikohen si detyra që Kushtetuta i cakton Kuvendit në nenin 81 të saj, ende nuk janë hartuar nga ligjvënësi.
Tjetër risi e Projektligjit për Referendumin të hartuar me nismën e INFOCIP, është theksimi i premisës kushtetuese se çdo shtetas shqiptar, brenda apo jashtë vendit, me të drejtë vote, që plotëson kushtet për të qenë zgjedhës, ka të drejtë të marrë pjesë në referendum. Shteti, përmes institucioneve dhe financave publike, garanton që shtetasit shqiptarë në referendum të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të drejpërdrejtë, me votim të lirë e të fshehtë. Kjo është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i përcaktimeve kushtetuese që përmban neni 8 i saj, paragrafi 2, sipas të cilit “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet“. E drejta për të ushtruar sovranitetin drejtpërsëdrejti është një e drejtë kushtetuese dhe rrjedhimisht një e drejtë e garantuar përmes këtij projektligji.
Për të mundësuar efektivisht të drejtën e marrjes pjesë në referendum të çdo shtetasi shqiptar me të drejtë vote, projektligji referon tek nëshkrimi elektronik, si një realitet ligjor në Republikën e Shqipërisë. Nënshkrimet për një nismë referendare mund të mblidhen edhe në rrugë elektronike, online përmes portalit që mundësohet për këtë qëllim sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Grupi Nismëtar i referendumit, në përputhje me standartet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë për nënshkrimin elektronik dhe ofruesit e këtij shërbimi, ka të drejtë të kërkojë përdorimin e këtij shërbimi pa pagesë nga Autoriteti përkatës, sipas parashikimeve që përmban ligji Ligji Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA