Kryetari ne detyre i Gjykates e Apelit Shkoder, Astrit Kalaja: Vleresimi dhe te dhenat e INFOCIP na ndihmojnë të adresojme drejt sfidat ne gjykatat e apelit
Kryetari në detyre i Gjykates së Apelit Shkoder Astrit Kalaja ishte ndër folesit kryesorë në panelin e Konferences Kombetare per kohezgjatjen e shqyrtimit gjyqesor në Apel. Ai e konsideroi studimin mjaft profesional dhe te domosdoshem per te analizuar objektivisht situaten ne te cilen ndodhen gjykatat e apelit.
“Te dhenat statistikore japin nje pamje te sakte te punes se gjykatave, ndersa vizualizimi i treguesve ofron nje mundesi per te orientuar drejt perpjekjet per menaxhimin e punes ne gjykatat tona”, tha gjyqtari Kalaja ne fillim te fjales se tij.
“Problemet per plotesimin e organikave kane qene te vazhdueshme” tha ai. “Ndryshimet ne Kodin e procedures civile dhe penale per çështjet qe duhet te gjykohen brenda nje afati te caktuar kane sjelle rritje te kohes se pritjes per çeshtjet e themelit”, shtoi ai.
“E çmoj shume kontributin e INFOCIP ne evidentimin e problematikes, por na orientojne edhe se si te analizojme drejt punen tone. Jeni te mirepritur ne gjykate per cdo nisme tjeter qe do te ndermerrni”, mbylli fjalën e tij kryetari ne detyre i Gjykates se Apelit Shkoder, Z. Astrit Kalaja.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA