Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e marrëveshjes teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE), përfaqësuar nga Komanda e Komponentit Ajor të Izmirit (CC-Air Izmir), për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit në shërbimet e trafikut ajror, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
12/08/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim