Ne konferencen Kombetare te oranazuar nga INFOCIP ne dt 6 mars 2020 me teme ” Kohezgjatjen e Shqyrtimit ne Apel”, morën pjese perfaqesus te KLGJ. Perveç kryetares, Znj. Naureda Llagami, konferencen e adresuan edhe dy anetart e KLGJ,  Z. Erjon Muharremaj dhe Znj Brikena Ukperaj.

 

Z. Muharremaj vleresoi lart rolin e shoqerise civile ne teresi dhe te INFOCIP ne veçanti ne adresimin e problematikeve me te cilat perballet pushteti gjyqesor. KLGJ e dedikuar te zgjeroje modelin e bashkepunimit me shoqerine civile, theksoi ai ne fjalen e tij. “Objektivi i Reformes ne Drejtesi eshte rritja e besimit te publikut tek sistemi gjyqesor dhe transparence eshte kusht per rritjen e besimit”, shtoi ai me tej.

 

“Ne Korrik 2019, KLGJ miratoi Strategjine Zhvillimit dhe ne nenin 8 te saj percaktohet edhe ndertimi i nje Strategjie per Komunikimin me Publikun” tha Muherremaj, duke evidentuar funkionin e ri te gjyqtarit te medias (magjistratit te medias) i cili pritet ti sherbeje ketij misioni. Z. Muharremaj inkurajoi sjelljen e hapjes se gjykatave ne marrdhenit me publikun.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim