Anetarja e KLGJ, gjyqtarja Brikena Ukperaj mori pjese dhe adresoi Konferencen Kombetare te organizuar nga INFOCIP mbi Kohezgjatjen e Shqyrtimit Gjyqesor ne Apel, mbeshtetur nga Ambasada e Vendeve te Uleta. “eshte detyre e KLGj qe te garantoje mbarevajtjen e sistemit. Parametrat qe ne caktojme i sherbejne ketij qellimi. Kohezgjatja e shqyrtimit te ceshtjeve, por edhe koha e arsyetimit te vendimit jane indikatore qe matin eficiancen gjyqesore”, u shpreh Ukperaj qe ne fillim te fjales se saj.

 

Znj. Ukperaj permendi nder te tjera edhe stokun e larte te dosjeve te akumuluara ne Gjykaten e Larte. Por ajo theksoi se nje backlog eshte akumuluar tashme edhe ne gjykatat e apeleve. Por, ne kuader te Reformes ne Drejtesi, ligjet procedurale kane pesuar ndryshime. “Ju e dini qe per nje çeshtje penale soit duhen 9 gjyqtare ne Apel (juridiksioni i pergjithshem), duhen 3 gjyqtare per masen e sigurimit, duhet 3 gjyqtare per seancen paraprake dhe 3 gjyqtare serish per  te gjykuar themelin”, tha Ukperaj duke shtuar se “automatikisht shume gjyqtare konsumohen per te respektuar ne kete menyre proceduren e re te vendosur”.  Ne KLGJ ka kerkesa te vazhdueshme per caktim te gjyqtareve nga gjykatat e tjera, tha Ukperaj, duke prazantuar problematiken e munges se trupes gjyqesore.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim