Avokatja e Popullit ishte nder te ftuarit kryesore qe adresuan me fjalen e tyre Konferencen Kombetare “Kohezgjatja e Shqyrtimit ne Apel, organizuar nga INFOCIP me mbeshtetjen e Ambasades se Vendeve te Uleta ne Tirane. Znj. Ballanca theksoi ne fjalen e saj se  vonesat gjyqesore  kompromentojne Drejtesinë. “Te gjithe e kuptojme se nje nder arsyet per te cilat u bë reforma ne drejtesi ishte pakenaqesia e publikut si ne raport me cilesine e vendimarrjes ashtu edhe ne raport me afatt e realizimit te vendimarrjes gjyqesore”, shtoi ajo ne fillim te fjales se saj.

 

“Qe ne diten e pare te punes time si Avokate e Popullit, une jam perballur me nje numer shume te larte ankesash qe i drejtoheshin institucionit tone qe kishin te benin pikerisht me kohezgjatjen e vendimarrjes gjyqesore”, tha Ballanca. Ajo shtoi se kohezgjatja gjyqesore nuk eshte permiresuar me Reformes ne Drejtesi dhe do te vijoje te perkeqesohet, deri sa te vijne prurjet nga Shkolla e Magjistratures.

 

Znj. Ballanca theksoi nevojes per hapjen e gjykatave ndaj publikut. “Norma e vjeter sipas se ciles gjykata flet vetem me vendime ka mbaruar”, tha ajo, duke kerkuar ndryshimin e sjelljes hermetike te gjykatave ne raport me komunikimin publik, per me shume transparence dhe pergjegjshmeri.  “Ne nuk duhet te prodhojme serish nevojen per te bere nje reforme te re nga e para ne sistemin e drejtesise”.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim