Ne Konferencen Kombetare te organiozuar nga INFOCIP mbi kohezgjatjen gjyqesore ne gjykatat e Apeli mori pjese edhe institucioni i Inspektorit te Larte te Drejtesise, perfaqesuar nga znj. Mirela Kapo.  Ne fjalen e saj ajo u shpreh nder te tjera se  “Sistemi GJYKATAEHAPUR mundeson akses publik mbi te dhenat e eficiances gjyqesore dhe eshte ne nje linje me direktivat e BE sa i takon promovimit te e-Justice. E konsideroj te domosdoshme qe sisteme te tilla te jene nje modus-operanti jo vetem per te rritur vetem eficencen gjyqesore, por edhe per te rritur eficiencen e kotrollit mbi sistemin gjyqesor”.

 

mirela kapo

 

Znj. Kapo theksoi domosdoshmerine e sistemeve qe perdorin teknologjite e informaconit, per te evidentuar jo vetem vonesat, por edhe kthimet e çeshteve ne Apel, per te identifikuar problametiken e gjykimeve jo-cilesore. ” Deri më sot inspektimi dhe kontrolli është bërë rast pas rasti. Vlerësimet tematike, mbi kohëzgjatjen gjyqësore kërkojnë implenjim të resurseve njerëzore dhe mbi të gjitha kapacitete teknologjike dhe infrastrukurë IT. Për fat të mirë, shoqëria civile dhe posacerisht INFOCIP ka ofruan këtë drejtim një kontribut të rëndësishëm duke sjellë vit pas viti të dhëna që na mundësojnë të vlerësojmë objektivisht situatën e kohezgjatjes gjyqësore”, u shpreh numri dy i ILD.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, është institucioni më i ri i krijuar ne kuadër te Reformes ne Drejtesi për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim