6- MARS 2020, TIRANE – Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga anëtarët z. Erjon Muharremaj dhe znj. Brikena Ukperaj, mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Kohëzgjatja e shqyrtimi Gjyqësor në Apel, 2019 dhe analiza krahasuese 2016-2019”, organizuar nga Qendra INFOÇIP. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, ambasadorja e Vendeve të Ulëta në Tiranë, Avokatia e Popullit, përfaqësues nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Dhomës së Avokatisë, Shoqërisë Civile, etj.

 

Në fjalën e saj, Kryetarja e KLGJ, Znj. Naureda Llagami theksoi se “Vlerësimi tematik i shpejtësisë së gjykimit në 6 gjykatat e apeleve i realizuar nga INFOÇIP i shërben vizionit tonë dhe na ofron mundësinë për të parë nga një optikë e pavarur vlerësimi ecurinë e treguesve të eficiencës.”

 

naureda llagami KLGJ INFOCIP, OK

 

Pasi falënderoi organizatorët për gjetjet e bëra, në raport me kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore në gjykatat e apeleve në Shqipëri, znj. Llagami u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse, se nisma të tilla monitoruese, jo vetëm ndërgjegjësojnë publikun e interesuar për çështjet e drejtësisë dhe për reformën në drejtësi, por lidhen direkt me disa nga prioritetet si afat-gjata dhe afatshkurtra të KLGJ-së.

 

Duke vënë theksin tek rëndësia e veçantë që kanë gjykatat e Apelit, pasi vendimet e tyre janë të formës së prerë dhe me ndikim të lartë si për palët dhe gjithë shoqërinë, znj. Llagami u shpreh se prioritet i KLGJ-së mbeten mirëmenaxhimi i sistemit, cilësia dhe aksesi.

 

Në fund të fjalës së saj, znj. Llagami tha se “Këshilli mbetet i hapur edhe përtej çështjeve individuale atje ku komunikimi dhe transparenca duhet të jetë e një niveli më të lartë; që të arrijmë të kuptojmë edhe grup-çështjet më të ndjeshme dhe të ndikojmë strategjikisht në adresimin e tyre qofshin këto që lidhen me pronat, me familjen, me fëmijët apo marrëdhëniet me institucione të caktuara të administratës publike; që të kuptojmë edhe grupet për të cilët duhet të punojmë më shumë për t’i përfshirë dhe ofruar akses më të gjerë si për shembull gratë viktima të dhunës në familje; fëmijët e komuniteteve në nevojë, etj.”  Konferenca Kombetare e organizuar nga INFOCIP me mbeshtetjen e Ambasades se Vendeve ne Uleta ne Tiranë u pasqyrua edhe në faqen zyrtare te KLGJ. 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim