KOHEZGJATJA E SHQYRTIMI GJYQËSOR NË APEL, 2019 -2016. INFOCIP PUBLIKON RAPORTIN E VLERESIMIT
6- MARS 2020, TIRANE – INFOÇIP monitoroi kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në gjykatat e apelit të RSH për vitin 2019. Koha e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore të themelit dhe koha e arsyetimit të vendimit janë dy treguesit e eficencës që mat ky Vlerësim Tematik i Pavarur. Të dhënat janë aksesueshme përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL
Vlerësimi i ndërmarrë nga INFOÇIP thellohet deri në vitin 2016, duke ofruar një mundësi unike të krahasimit të treguesve Para dhe Pas implementimit të Reformës në Drejtësi për 6 gjykatat e apelit të sistemit të zakonshëm në RSH.
Ne Permbledhjen Ekzekutive te prezentuar nga drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella, u ngit shqetesimi i zbrazjes se gjykatave te apelit nga trupa gjyqësore per shkak te vetingut dhe per shkak te doreheqjeve. Nje tjeter problem eshte numri i pamjaftueshem i ndihmesa ligjor ne gjashtë gjykatat e Apelit në RSH.
Ne vitin 2019 kemi nje renie te treguesve sa i takon kohes ne te cilen shqyrtohet nje çështje themeli ne te pakten 4 gjykata, perfshire edhe ate te Tiranës, që është më e madhja në vend.
Gjetjet e Vleresimit u shpallen ne dt. 6 Mars 2020, ne Konferencen Kombetar me titull “KOHEZGJATJA E SHQYRTIMI GJYQËSOR NË APEL, 2019 & KRAHASIMI I TREGUESVE 2016-2019″
Konferenca Kombetare u adresuar nga Kryetarja e KLGJ, znj. Naureda Llagami e cila ne fjalen e saj pershendeti INFOCIP per metodat inovatore te vleresimit te vonesave gjyqesore dhe ofroi mbeshtetje per avancimin e nismave qe promovojne nje gjyqesor te hapur dhe transparent.
Ambasadorja e Vendeve të Ulëta në Tiranë, Madam Guusje Korthals Altes gjithashtu pershendeti Konferencen duke vene theksin ne rendesine qe kane perdotimi I sistemeve teknologjike per nje gjyqesor eficent.
Avokatja e Popullit, Erinda Balanca ngriti në fjalën e saj shqëtësimin e gjykimit tej afateve të arsyeshme si dhe theksoi nevojën e mos-pakësimit të mëtejshmë të trupës gjyqësore në sistemin e gjykatave të apelit të zakonshëm.
Konferenca Kombëtare është e mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë në kuadër të Programit MATRA.
shkarko te plote botimin per apelet Tirane, Durres, Gjirokaster
shkarko te plote botimin per apelet Vlore, Shkoder, Korçë
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA