Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2007, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të kryejë procedurat e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, me objekt “Shërbim konsulence për projektin e kërkuar të ndërtimit me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë”.

 

2.     Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009,  miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

 

3.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
05/08/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim