21 Dhjetor 2019. Pas nje pune disa vjeçare, INFOCIP kompletoi plotesisht Platformen Kombetare VENDIME.AL. Që prej Nentorit 2018, të gjitha vendimet e 61 keshillave bashkiak që u krijuan pas zgjedhjeve të 2015-ës janë të publikuara online, të gjendshme në çdo kohë, te kërkueshme ne internet dhe të disponueshme pa pagesë, për cilindo shqiptar, që jeton brenda apo jashtë kufijve të bashkive apo dhe brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.

 

Përmes STAR 2, së fundmi u asistuan 33 bashki që të publikonin vendimet e tyre, duke e kompletuar në këtë menyrë me sinjal transparence të gjithë hartën e Shqiperisë.

 

 

Falë donatorëve të tjerë pararendes, sot 61 këshillat bashkiakë të RSH, realizojnë rregullisht shpalljen e vendimarrjes e tyre duke përdorur teknologjitë e reja të informacionit. Vendimet e keshillit bashkiak në letër, që deri dje rrinin në errësirën e sirtarit, sot janë të gjitha të  botuara elektronikisht dhe në dorë të çdo qytetari.

 

Përmbyllja e procesit të publikimit online të vendimeve te 61 bashkive te Shqiperise brenda Nentorit 2018 është një moment që ndoshta do të kujtohet në historikun e Pushtetit Vendor.  Eshte një arritje për të gjithe ne, nje krenarie legjitime, pasi kemi caktuar një standard jo vetëm për Shqipërinë, por ndoshta unik në rajon e më gjerë.

 

“Ajo që kemi arritur përmes asistencës së STAR 2, por edhe permes nderveprimit me bashkite apo partnereve te tjere eshte nje platforme unike, e cila realizon me se miri funksionin ligjor te shpalljes / njoftimit te akteve vendimarresve te organeve te qeverisjes vendore” – u shpreh ideatori i kesaj platforme, Gerti Shella ne ceremonine e posaçme te organizuar per kete qellim.

Ne kete konference merrnin pjese perfaqesuesit e Qeverise Shqiptare, Delegacionit te Bashkimit Europian, Programit per Zhvillim te Kombeve te bashkuara, kryetare te bashkive, krytare te keshillave bashkiake si dhe mjaft sekretare te keshillave bashkiake.

Ne fjalen e saj pershendetese, perfaqesuesja e larte e UNDP, Limya Eltayeb (country director, UNDP) falenderoi INFOCIP per krijimin e ketij sistemi teknologjik me funksionalitet te larte dhe inkurajoi perfaqesuesit e bashkive te pranishme ne ceremonine e inagurimit te promovojne me tej qeverisjen e hapur dhe vendimarrjen transparente. Ajo gjithashtu pergezoi te gjithe stafi e Projektit STAR 2 per mbeshtetjen me resurset dhe kapacitet e nevojshme te kompletimit ne kohe dhe me cilesi te njerit prej objektivave madhore te projektit sikurse ai i publikimit online te te gjitha vendimeve te keshillave bashkiake.

Ne emer te donatoreve te VENDIME.AL, Konferencen e pershendeti Mario Xhuliani. AI theksoi se aksesi ne legjislacionin vendor perfaqeson nje arritje te shkelqyer. Kjo arritje i hap rrugen implementimit te standarteve te reja, sikurse jane ato te vendimarrjes se konsultuar me te gjithe aktoret.

 
1
 

2
 

3
 

4
 

5
 

6
 

7
 

8
 

9
 

10
 

11
 

12
 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim