Media shfaq interesim te posaçëm per Vlerësimin Tematik mbi Vonesat Gjyqësore në Korçë
Një ndër objektivat e Programit “Gjykata e Hapur / Open Court” është hapja e sistemit të gjykatave ndaj publikut dhe medias. Kjo nismë bëhet edhe më e domosdoshme në kushtet që sistemi gjyqësor në tërësi po kalon një proces të thellë tranformimi në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Në datë 31 Tetor 2019, INFOCIP organizoi një simpozium shkencor në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Interesimi i stafit pedagogjik dhe studentëve u reflektua në pjesëmarrjen e gjerë në këtë simpozium shkencor. Nisur nga natyra e këtij monitorimi dhe metodat e përdorura për analizën e të dhënave, eventi u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave natyrore dhe Shoqërore.
Media lokale ne qytetin e Korçës tregoi nje interes te posaçem per pasqyrimin e ketij simpoziumi, i pari ne llojin e vet qe organizohej mbi tematiken e eficences se gjykatave. Gjetjet kryesore te Monitorimit u prezantuan ne menyre te permbledhur nga drejtori i studimit, Dr. Gerti Shella per RTSH Korça, menjehere pas mbylljes se konferences.
Në kuadër të Programit Kombëtar “Gjykata e Hapur / Open Court” INFOÇIP ka monitoruar Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Rrethit Korçë për të evidentuar situatën e vonesave gjyqësore në shqyrtimin e cështjeve të themelit dhe në arsyetimin ligjor të vendimeve. Falë mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democracy Commision, Small Grant Program, INFOCIP mori në analizë vitet 2016-2019.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA