INFOCIP dhe Universiteti “Fan.S. Noli” ne Korçë organizojne simpozimin mbi eficencen gjyqesore. Prezantohen gjetjet per gjykatat e Apelit dhe Rrethit Korçë
Në kuadër të Programit Kombëtar “Gjykata e Hapur / Open Court” INFOÇIP monitoroi Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Rrethit Korçë për të evidentuar situatën e vonesave gjyqësore në shqyrtimin e cështjeve të themelit dhe në arsyetimin ligjor të vendimeve. Falë mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democracy Commission, Small Grant Program, INFOCIP mori në analizë vitet 2016-2019.
Të dhënat e analizuara nga stafet e INFOCIP janë disponuar në bashkërendim të plotë me gjykatat objekt vlerësimi. Tabelat me të dhënat e vlerësimit 2016-2019 janë të publikuara të plota në Platformën Kombëtare GJYKATAEHAPUR.AL duke shënuar në këtë mënyrë një risi absolute në përdorimin e teknologjive të reja informatike për të realizuar vlerësime tematike në fushën e gjykatave.
Një ndër objektivat e Programit “Gjykata e Hapur / Open Court” është hapja e sistemit të gjykatave ndaj publikut. Për këtë arsye, INFOCIP ndërmori në Tetor 2019 një tur në universitetet kryesore të vendit për të advokuar gjykimin pa vonesa dhe rritjen e besimit tek institucionet e drejtësisë. Kjo nismë bëhet edhe më e domosdoshme në kushtet që sistemi gjyqësor në tërësi po kalon një proces të thellë tranformimi në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Në datë 31 Tetor 2019, INFOCIP organizoi një simpozium shkencor në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Interesimi i stafit pedagogjik dhe studentëve u reflektua në pjesëmarrjen e gjerë në këtë simpozium shkencor. Nisur nga natyra e këtij monitorimi dhe metodat e përdorura për analizën e të dhënave, eventi u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave natyrore dhe Shoqërore.
Studimi për performancën dhe eficiencën e Gjykatave të Korcës (Apeli dhe Rrethi) u prezantua nga drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella. Ai paraqiti te gjithe treguesit e analizuar nga studimi i ndermarre si dhe analizen krahasuese te Gjykates se Apelit Korce me gjykatat e Apelit ne Vlorë dhe Shkodër (shkarko ketu studimin e plote per gjykatat e Apelit). Pjese e prezantimit ishin edhe traguesit e eficences per Gjykaten e Rerrhit Korce, krahasuar me ato te gjykatave analoge ne Shkoder dhe ne Vlore (shkarko studimin e plote per gjykatat e rretheve)
Aktivitetin e moderoi padagogu i këtij Fakulteti, Dr. Alket Dino dhe Dr. Suela Ibraimllari. Ne fjalen e tij hapëse, Dr. Dino theksoi rendesine e jashtezakonshme te orientimit te kerkimit shkencor drejt perdorimit te dhenave. Ai gjithashtu kerkoi nga INFOCIP te perfshije studentet e Universitetit te Korces ne programe intershipi kua plikohen ne praktike metoda kerkimore te bazuara mbi te dhena qe mblidhen dhe perpunohen me pas ne sisteme kompiuterike
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe avokatja e mirënjohur Entela Dvorani (ish kancelare e gjykatës së rrethit Korcë) e cila adresoi auditorin për të sjellë përvojën e saj direkte lidhur me problematikën e administrimit gjyqësor dhe rëndësine e vlerësimit sstematik të afateve gjyqësore nga aktorë të specializuar.
Studentët shprehën interesim të lartë për të qënë pjesë e këtyre lloj vlerësimeve në të ardhmen, për të vënë në praktikë njohuritë universitare lidhur me kërkimin shkencor, medodat e përpunimit të të dhënave si dhe angazhimin përmes intershipeve në institucionin e gjykatave.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA