Stafi Akademik dhe studentet e Universitetit te Vlores mirepresin INFOCIP dhe Programin “Open Court”
Ditën e enjte, dt 21 Tetor 2019, stafi i INFOCIP zhvilloi nje seminar te hapur me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Takimi u realizua në koordinim me Rektorin e këtij Universiteti, Prof. Dr. Roland Zisi, në kuadër të Jubileut të 15-vjetorit të themelimit të këtij universitetit.
Seminarin e hapur e përshëndeti Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof Asc .Aleks Trushaj, Ne fjalën e tij ai falenderoi INFOCIP per punen e rendesishme studimore qe kishte realizuar dhe per dikutimin e rezultave te vleresimit me studentet e Universitetit “Ismail Qemali” ne Vlore.
Shefi i Departamentit Juridik, PhD. Erjon Hitaj, dhe zv.dekanja e këtij Fakulteti, Dr. Migena Balla gjithashtu shprehen vleresimin e tyre per aktivitetin. Orientimi i studenteve drejt tregut te punes eshte nje ceshtje te cilen Universiteti “Ismail Qemali” ne Vlore e sheh me perparesi. Proceset qe kane te bejne me procesin e administrimit te brenshem gjyqesor dhe praktiken studentore ne kete fushe ngjallen interes te posaçem.
E pranishme në këtë event ishte dhe kancelarja e gjykatës së Apelit Vlorë, Znj. Frida Gani e cila i ofroi një dimension të shtuar këtij aktiviteti dhe prezantoi para studentëve aspekte praktike të menaxhimit gjyqësor. Ajo shprehu vullnetin per pranimin e studenteve qe jane ne pragram intership-i ne gjykaten e Apelit Vlore per te pare nga afer menyren e administrimit te brendshme gjyqesor, ftese e cila u mireprit posaçerisht.
Drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella paraqiti para studentëve të shumtë që kishin ardhur të marrë pjesë në këtë seminar të hapur rezultatet e monitorimit të realizuar për gjykatën e Apelit Vlorë dhe për Gjykatën e Rrethit Vlorë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA