VENDIM PËR KËMBIMIN E MJEDISEVE TË PUNËS, NDËRMJET PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS E ADMINISTRATËS SË TIJ DHE BASHKISË LEZHË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të bashkisë Lezhë të mjediseve, ku ushtrojnë, aktualisht, veprimtarinë prefekti i qarkut të Lezhës e administrata e tij, sipas formularit dhe planimentrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Kalimin e prefektit të qarkut të Lezhës e të administratës së tij në disa nga mjediset e bashkisë Lezhë, sipas formularit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ndryshimet, që do të bëhen në listen e inventarit, të pasqyrohen, respektivisht, në vendimet nr.414, datë 11.7.2007, dhe nr.1691, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Lezhës, kryetari i bashkisë Lezhë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
15/07/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA