INFOÇIP është një Qendër e specializuar që realizon vlerësime tematike të pavaruara për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore në Republikën e Shqipërisë. Në fund të vitit 2018, INFOÇIP përfshiu në vlerësim Gjykatat e Apelit Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Programi i monitorimit gjyqësor është mundësuar falë mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes Democracy Commision, Small Grant Program. Ne muajin shtator 2019, INFOCIP nxorri ne qarkullim publik edhe botimin e rezultave te ketij vleresimi 4-vjecar, me titull “Kohëzgjatja për shqyrtimin gjyqësor dhe arsyetimin e vendimeve” per gjykatat e Apelit Vlore, Shkodër, Korçë

 

Qëllimi kryesor i INFOÇIP mbetet informimi i publikut dhe institucioneve pergjegjese mbi situatën e vonesave gjyqësore. Drejtësia është një shërbim publik dhe qytetarët janë konsumatorët parësorë të këtij shërbimi. Ata kanë të drejtë të dijnë dhe të vlerësojnë cilësinë e këtij shërbimi. Një nga treguesit kryesorë të cilësisë është shpejtësia në dhënien e drejtësisë. Drejtësa e vonuar është drejtësi e mohuar!

 

apelet

 

Zvarritja e proceseve gjyqësore konsiderohet një ndër problemet kryesore nga publiku shqiptar sa i takon sistemit të drejtësisë. Vonesat në dhënien e drejtësisë ndikojnë negativisht tek besimi i publikut në Pushtetin Gjyqësor. Vonesat gjyqësore shpesh perceptohen si premisë korrupsioni. Eleminimi i zvarritjes së proceseve gjyqësore ka qenë një ndër objektivat e Reformës në Drejtësi, së bashku me adresimin e duhur të pandëshkueshmërisë në nivele të larta drejtuese si dhe për krimet e rënda.

 

Në Kodin e Procedurës Civile, ndryshimet që u bënë në vitin 2017, kanë parashikuar në mënyrë ekplicite afatet e një gjykimi të arsyeshëm, respektivisht në të treja shkallët e gjyqësorit (neni 399/2, shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017). tej këtyre a fateve, palëve ndërgjyqëse iu lind e drjta të kërkojnë shpërblim të drejtë nga shteti për shkelje të afateve të arsyeshme.

 

Ndërkohë, shtimi i konfliktit gjyqësor në përgjithësi ka shtuar ngarkesën e punës për gjykatat shqiptare.  Nga ana tjetër trupa gjyqësore ka një zvogëlim të numrit të saj për shkak të procesit të vetingut që vijon në sistemin gjyqësor. Emërimi i gjyqtarëve të rinj dhe shpëndarja e tyre në gjykata duhet të synojë që t’i përgjigjet sa më mirë objektivit për një drejtësi pa vonesa. Platforma Kombëtare GJYKATAEHAPUR.AL dhe analiza e të dhënave gjyqësore që ajo mundëson, synon të ndihmojë vendimarrësit në organet e reja gjyqësore që të ndërmarrin politika të efektshme në plotësimin e trupës gjyqësore dhe caktimin e gjyqtarëve shtesë aty ky paraqitet më e nevojshme.

 

Sektorit të shoqërisë civile i është besuar një rol aktiv në administrimin e drejtpërdrejtë të organeve të reja gjyqësore. Kjo është një arritje historike. Këshilli i Lartë Gjyqësor, që është organi më i lartë qeverisës në sistemin e gjykatave në RSH, krysohet nga znj. Naureda Llabani, që u përzgjodh nga rradhët e shoqërisë civile. Në këto kushte të vlerësimit cilësor të kontributeve të shoqërisë civile, përgjegjësia për të monitoruar sistematikisht treguesit e performancës gjyqësore është e dyfishtë për sektorin jo-qeveritar.

 

Për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie, INFOÇIP ndërtoi Platformën GJYKATAEHAPUR.AL, e cila mundëson vlerësimin e kohëzgjatjes së çështjeve gjyqësore për secilën nga gjykatat që monitorohen. Kjo është një përmasë e re vlerësimi që e kapërcen hermetizmin që ka karakterizuar organet publike që kanë për detyrë inspektimin e performancës së trupës gjyqësore.

 

Për të garantuar besueshmërinë e vlerësimit, por edhe për të krijuar shanse reale për virifikueshmërinë e të dhënave, INFOÇIP nisi në vitin 2017 krijimin e një sistemi autentik online për ekspozimin e këtyre të dhënave. Sistemi quhet GJYKATA E HAPUR (eng: Open Court) dhe është aktualisht i aksesueshëm në www.gjykataehapur.al. Platforma përmban miliona të dhëna gjyqësore të përpunueshme në formatin Open Data. Ajo synon t’i vijë në ndihmë së pari trupës gjyqësore, duke i dhënë mundësi kësaj të fundit të njihet dhe vlerësojë përmes të dhënave të faktueshme eficiencën e vet gjyqësore si dhe të adresojë për zgjidhje problemet specifike.

 

Raportet e pavaruara monitoruese që realizohen nga INFOÇIP përfaqësojnë një instrument vlerësues që i vihet në dispozicion si gjykatave, por edhe institucioneve të reja të drejtësisë për të njohur dhe vlerësuar në detaje efektshmërinë e gjykatave në Republikën e Shqipërisë. Sistemi Open Court përfaqëson në këtë kuptim një përpjekje serioze për të prezantuar dhe përdorur më mënyrë të efektshme teknologjitë e reja të informacionit në proceset e vlerësimit të efiçencës së gjykatave në Republikën e Shqipërisë. Në sistem janë adminsitruar të dhëna që nga viti 2015-2016 e deri në ditët e sotme, duke krijuar një bazë verifikimi objektiv të treguesve të vonesave gjyqësore para dhe pas Reformës në Drejtësi.

 

 

logo gjykata e hapur

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim