Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9703, datë 2.4.2007,“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre””, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e raportit të parë kombëtar, periodik, në kuadër të konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


01/07/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim