VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PËR FINANCIMIN E TVSH-SË PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT DHE TË ADMINISTRIMIT TË TOKAVE, KOMPONENTI B
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, «Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, «Për buxhetin e vitit 2009 », dhe të ligjit nr.9730, datë 10.5.2007, «Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, për projektin e administrimit dhe menaxhimit të tokës », me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë, për financimin e TVSH-së, për komponentin B, të projektit për menaxhimin dhe administrimin e tokave.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA