Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të     ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Entit Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, në fondin e shpenzimeve të miratuara për vitin 2009, t’i shtohet fondi 2 800 000 (dy milionë e tetëqind mijë) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të mjediseve të punës, në ndërtesën 5 katëshe (kati 4, 8 zyra dhe mjedise ndihmëse), në rrugën “Gjergj Fishta”.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/06/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim