Gerti Shella: INFOCIP ka tashme një nje pamje te plote për adresimin efektiv te ndyshimeve qe nevojiten per vonesat dhe pushimet nga puna
11 shkurt 2019- INFOCIP organizoi ne mjediset e Hotel Rogner Konferencen Kombetare “Vonesat ne Gjykimin Administrativ dhe ceshtjet e punes ne gjykate, 2017, 2018”. Ne prezantimin e gjetjeve kryesore, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se “Shteti eshte punëdhënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punonjës buxhetore. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënuan këtë parim të rëndësishëm, duke e rikthyer konfliktin gjyqesor mes shtetit dhe punonjesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kaluar, ne gjykate administrative mund te ankohen vetem punonjesit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil”.
“Sipas INFOCIP, ka vetem dy menyra per te risjellë në afat keta tregues: ose Shteti te marre masa per te mos prodhuar kaq shume konflikt gjyqesor qe shkon ne dyert e gjykatave, ose gjykatat te plotesohen me trupe te re gjyqësore”, u shpreh Shella ne prezantimin e gjetjeve te studimit .
INFOCIP analizoi të gjitha vendimet përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i takojnë cështjeve të regjistruara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ashtu, INFOCIP ka vleresuar edhe të gjitha rekurset me objekt “marrdhëniet e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.
Shella, ne fjalen hapese te tij u shpreh se “Nga studimi i realizuar nga INFOCIP rezultoi se nje punonjes që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) per te gjetur drejtesi ne te dyja shkallet e gjykimit. Nese i shtohet kesaj kohe edhe shqyrtimi i rekursit ne Gjykaten e Larte, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet. Keto te dhena perfaqesojne mesataren e dy viteve te fundit te matur nga INFOCIP.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA