Shteti eshte punëdhënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punonjës buxhetore. Në gjykimin administrativ shteti ka barren e proves. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënuan këtë parim të rëndësishëm, duke e rikthyer konfliktin gjyqesor mes shtetit dhe punonjesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kaluar, ne gjykate administrative mund te ankohen vetem punonjesit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

I39A3797Për të kuptuar sa sa garantuese kanë qenë gjykatat administrative në mbrojtjen e të drejtave të punësimit, INFOCIP analizoi të gjitha vendimet përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i takojnë cështjeve të regjistruara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ashtu, INFOCIP ka vleresuar edhe të gjitha rekurset me objekt “marrdhëniet e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

 

Nga ky studim rezulton se nje punonjes që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) per te gjetur drejtesi ne te dyja shkallet e gjykimit. Nese i shtohet kesaj kohe edhe shqyrtimi i rekursit ne Gjykaten e Larte, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet. Keto te dhena perfaqesojne mesataren e dy viteve te fundit te matur nga INFOCIP.

 

Koha optimale, por edhe ligjore brenda të cilës duhet të zgjidhet një mosmarrveshje administrative deri ne Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë, në mënyrë që dëmi të jetë i rikthyeshëm “në natyrë” pra mekthim ne vendin e punes dhe të mos shkaktojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit ne formen e demshperblimit te pagave. Një kohë e tillë bën të mundur kapjen e afateve që përshkruan Kodi i Procedurave Administrative për rikthimin në punë të paditësve përmes ekzekutimit të vendimit te tyre gjyqësor para se të lidhet një kontratë e re definitive pune me zëvendësuesin, për te njejtin vend pune.

 

Sipas INFOCIP, ka vetem dy menyra per te risjellë në afat keta tregues: ose Shteti te marre masa per te mos prodhuar kaq shume konflikt gjyqesor qe shkon ne dyert e gjykatave, ose gjykatat te plotesohen me trupe te re gjyqësore. 

 

Ne 2018, Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime për çështje themeli. Prej tyre 1400, ose 29.5 % e totalit kishin objekt marrdhëniet e punës.

 

Ne 2017, GJAA dha 5546 vendime për çështje themeli. Prej tyre 1601 ose 30% e totalit kishin objekt marrdhëniet e punës

 

Ne dy vitet e anlizuara nga INFOCIP te marra se bashku rezulton nga ana tjeter se 77% e ankimuesve fituan çeshtjet e tyre gjyqesore per pushim te padrejte nga puna. Kjo e dhënë e rëndësishme sugjeron se gjykatat admistrative kanë funksionuar si i vetmi garantues real i të drejtave të punës në Republikën e Shqipërisë.

 

Nese zberthehet dispozitivi i vendimit, del se jane ne total 10625 paga që shteti do duhet të paguajë ne formë dëmshperblimi për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ. Ndërkohë janë 19003 paga te cilat duhet t’i paguhen si demshpeblim personave qe fituan gjyqet në 2017-ën. Sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin publik deri në fund të vitit 2017 ishte 493 Euro. Sipas kësaj konjukture zyrtare, per rreth 30 mije paga te cilat duhen demshpeblyer per 2 vitet e fundit, fatura e përgjithshme qe duhet të paguhet nga Shteti eshte rreth 15 milion euro. Kjo e dhene do reflektohet ne buxhetin per vitit 2019, 2020 dhe 2021.

 

Nga analiza rezulton se në Gjykatën e Lartë rekursohen rreth 6% e totalit të çështjeve të vendimuara në Apel. Konkretisht, në 2017 GJL shqyrtoi 91 rekurse me objekt marrdhëniet e punës. Edhe sikur këto rekurse të rrëzonin të gjitha vendimet e shkallëve pararendëse, ato kanë ndikim të papërfillshmë në dëmin ekonomik që duhet paguar nga SHTETI ne vitet ne vijim.

 

Të dhënat e çështjeve me objekt “marrdhëniet e punës” janë evidentuar ndërkohë plotësisht dhe janë të shfletueshme në Platformën www.gjykataehapur.al. Gjithkush mund të bëjë verifikimet e duhura në mënyrë të pavarur duke hapur skedat respektive për çdo gjyq të humbur apo të fituar.

 

Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mberritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor. Gjate kohes së qeverisjes me ministra teknike, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet te ndodhnin. Pas zgjedhjeve, levizjet ne administrate vijuan perseri. Bazuar ne keto te dhena, ne vitin 2019 pritet serish te kemi nje fature te re qe mund te shtoje me 5-7 milion euro barren ne buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptare.

 

INFOCIP konsideron se ka ardhur koha që tI39A3797ë konsiderohen parashikime të reja ligjore mbi përgjegjësine e zyrtarit

publik në dëmin jashtë-kontraktor që i shkakton shtetit . Ka raste kur brenda nje dite nje drejtor i ri mund te beje 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna jane ne vetvete nje lajm i keq. Te larguarit, ne shkelje te parashikimeve procedural dhe afateve te njoftimit, me pas gjejne te drejten ne gjykate duke prodhuar detyrime, te cilat i paguajne 100% taksapaguesit.

 

Po ashtu, nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se demi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qene nevoja qe shteti te paguaje dy rroga per te njejtin vend pune, e ne ndonje rast edhe tre.

 

Studimi që u prezantua nga INFOCIP thekson rolin garantues te gjykatave administative sa i takon te drejtave te punesimit. Per fat te keq, ende nuk një studim tëresor mbi rolin e gjykatave civile ne kete drejtim. Këto gjykata shqyrtojne konfliktin e punës që prodhohet në sektorin privat. Ne po punojme per te ekspozuar situaten reale ne këto gjykata dhe shpresojme qe partneret tane, qeveria suedeze ne vecanti, te na ofrojne mbeshtjetjen qe kemi kerkuar per ta permbushim kete mision.

 

Ne sektorin privat, masat punonjese jane edhe me vulnerable si nga pikpamja sociale ashtu dhe ekonomike. Ata jane punonjes te industrise fason, te minierave, te sektorit te naftes e me gjere, te cilet meritojne te kene akses te shtuar ne gjykata, direkt ose permes unioneve, per t’i dhene zgjidhje ligjore dhe jo vetem sindikale shkeljes se te drejtave ne pune.

 

Shkarko Raportin, Kapitulli 3

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim