Prej vitit 2014, INFOCIP zbaton Programin e Vlerësimeve Tematike të pavaruara në sistemin e Gjykatave Administrative, për të identifikuar kohezgjatjen e shqyrtimin gjyqësor dhe vonesat ne dorëzimin e vendimeve. Gjykimi i shpejtë është nje tipar kryesore i drejtësisë administrative. Aktualisht në Shqipëri ka 6 gjykata administrative të shkallës së parë dhe vetëm një Gjykatë Apeli.

 

I39A3805

 

 

 

Që nga krijimi i tyre, gjykatat administrative u lanë me gjysmën e trupes gjyqesore. Nderkohe, ngarkesa e tyre erdhi ne rritje vit pas viti.

 

Sipas ligjeve te reja të miratuara në kuader të Reformës në Drejtësi, asnjë gjykatë nuk mund të kete më pak se 7 gjyqtarë ne RSH. Gjykatat administrative nuk kanë marrë deri tani asnjë gjyqtar te ri dhe rrezikojne seriozisht mungesen e efikasitetit. Për shkak të vetingut, sot kemi gjykata që kanë ngelur me 1 gjyqtar, nga 7 qe duhet të kishin si rregull per te funksionur konform kritereve ligjore te caktuara nga vete Reforma.
Gjykata Adminisrative e Apelit është e vetmja që ka mundur të rristë trupën gjyqësore nga 7 në 13 gjyqtarë. Kjo gjithsesi ka ndodhur para Reformës në Drejtësi. Vlerësimet sistematike të ngarkesës gjyqësore që ka realizuar INFOCIP sugjerojnë se kjo gjykatë duhet të ketë të paktën 20 gjyqtarët për të shqyrtuar në afat volumin e madh të çështjeve qe ankimohen.
Ne dy vite, 2018 dhe 2017, Gjykata Administrative e Apelit dha 10289 vendime për cështje themeli. Prej tyre, vetem 1% u gjykuan brenda afatit 30 ditor qe cakton ligji. Kohezgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqesor ne 2018-ën perllogaritet ne 745 dite kurse ne 2017-ën ajo ishte 677 dite.
Gjate vitit 2017, gjykatat administrative te shkallës së pare te marra se bashku gjykuan 10439 ceshtjesh themeli, me nje kohezgjatje mesatare prej 163.5 dite. Performancen me te mire ne kete drejtim e ka patur Gjykata Administrative e Gjirokasteres, e ndjekur nga ajo e Vlores dhe e Tiranes. Kjo e fundit perballoi edhe ngarkesen me te madhe me 5061 vendime themeli te marra. Secili nga 16 gjyqtaret ka vendimuar 26 vendime themeli çdo muaj, pa llogaritur ketu shqyrtimin e kerkesave.
Kolegji Administrativ i Gjykates së Lartë dha 897 vendime ne 2017 duke caktuar edhe rekordin e vet historik, jo vetem per kolegjin Administrativ, por edhe për gjithë Gjykatën e Lartë qe nga koha e krijimit të saj. Per shkak të mbingarkesës dhe mungesës së trupës gjyqësore, një pjesë e konsiderueshme e vendimeve u dorëzuan në 2018-ën, me nje mesatare te përgjithshme prej 136 ditesh në arsyetimin, nga vetëm 10 ditë që parashikon ligji për Gjykatat Administrative në shkallën e tretë të gjykimit. Plotesimi me trupe gjyqesore i Gjykates se Larte eshte emergjent.

 

I39A3673

 

 

 

Shkarko raportin e plote

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim