VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2009, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, ”Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Mbrojtjes, nga buxheti i miratuar për vitin 2009, programi 02150-“Mbështetja e luftimit”, t’i zbritet fondi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, nga i cili 21 600 000 (njëzet e një milionë e gjashtëqind mijë) lekë, shpenzime korrente, dhe 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, shpenzime kapitale të buxhetit.
2. Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, programi 01120 “Përfaqësitë diplomatike dhe shërbimi konsullor”, t’i shtohet fondi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, për krijimin dhe funksionimin e sektorit të politikës së mbrojtjes në përfaqësinë e përhershme të Republikës së Shqipërisë në NATO, Bruksel.
3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA