Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,         datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Projekte”, artikulli “604”, t’i shtohet fondi      3 900 000 (tre milionë e nëntëqind mijë) lekë, për shpërblimin e disa sportistëve dhe të trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rritur.

 

2.      Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i  buxhetit të shtetit.

 

3.      Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
11/06/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim