Ministria e Brendshme urdherese me 19 pika: Kontroll i perditshem mbi policet per uniforma te rregullta dhe te pastra. INFOCIP ekspozoi problemin.
08/10/2018 – Ministria e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila i kushton rendesi te posacme etikes, uniformes dhe disiplines policore. Urdheresa ne fjale kerkon kontroll te rrepte dhe sistematik mbi uniformen e punonjesit te policise ne menyre qe kjo te jete e rregullt, e paster dhe e unifikuar sa i takon perdorimit te simboleve policore.
Urdheresa prej 19 pikash, firmosur nga zv/drejtori i Policise për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, sipas medias, eshte hartuar ne nje kohe qe INFOCIP ka bere pubik shqetesime lidhur me mos-perdorimin e simbole policore ne uniformat e punonjesve te policise. Vezhgimet ne terren kane evidentuar police te cilet paraqiten gjate kryerjes se detyres pa simbole policore te percaktuara me ligj dhe te miratuara me VKM. Rasti me flagrant eshte ai i polices Anisa Zani, e cila eshte filmuar nga qytetaret teksa ka zhveshur nga uniforma e saj te gjitha simbolet e mundshme policore, ne nje kohe qe ndeshokon me gjoba qytetaret per kundravajtje administrative te parendesishme. Episodi flagrant eshte denoncuar publikisht nga INFOCIP.
Rastet e heqjes nga uniforma dhe te keq-perdorimit te somboleve policore jane shtuar kohet e fundit. INFOCIP me pare ka denoncuar edhe perdorimin e simboleve te policise rrugore ne reklama te kompanive private te internetit, te cilat jane shpendare ne gjithe trotuaret e Tiranes.
Sipas vëzhgimeve ne terren te ndermarre nga INFOCIP, policet e rrugores ne menyre te posaçme shfaqin sjellje kriminaluese ndaj drejtuesve te mjeteve, edhe pse ne shumicen e rasteve kemi te bejme vetem kundravajtje rrugore te dores se fundit, sikurse eshte mosperdorimi i rripit te sigurimit brenda hapesirave te lagjeve te banimit, ku drejtuesit e mjeteve ecin me 5-10 km/ore.
Sjellja e cila kriminalizon pa shkak qytarin per ceshtje te parendesishme eshte nje praktike qe bie ndeshme doktrinen e policimit ne komunitet dhe me komunitetit. Vezhgimi veren gjithashtu se qytetaret ankohen se policia nuk merr ne rruge sinajlizimet dhe denoncimet e tyre per vepra serioze penale, sikurse jane uzurpimi i hapesirave publike nga individe te papergjegjshme, shitja e ujit te vjedhur me autobot ne mes te dites me megafon, ndjekja e krimit juvenil dhe adresimi i tij per zgjidhje permes metodave bashkekohore.
Nga ana tjeter, policia rrugore e perqendron aksionin e saj pikerisht aty ku nuk ka ankese nga qytetaret, sikurse eshte p.sh. çeshtja e gjobitjes pa kriter per mosvenie rripi brenda hapesires se qendrave te banuara apo per perdorim te celularit ne mjet. Kjo mungese proporcionaliteti midis ankesave te qytetareve dhe “piketimit” policor eshte vene ne pah disa here nga INFOCIP gjate vitit 2018.
Nje tregues direkt i mungeses se seriozitetit nga ana e punonjesve te policise rrugore qe stacionohen ne terren eshte levizja e qellimshme nga vendstacionimi i tyre, konkretisht ne kryqezime prane vijave te bardha, ku atyre ju lihet detyre te harmonizojne qarkullimin e mjeteve dhe te kembesoreve kur sinjalistika e semaforeve ijep njesoj te drejte kalimi te dyja kategorive te perdoruesvete rruges 9drita jeshile ndizet njekohesiht edhe per makinat edhe per kembesoret).
Nga vezhgimi i bere publik nga INFOCIP, policet i shmangen sistematikisht detyres base qe eshte disiplinimi i qarkullimit vijat e bardha nen semafor dhe pasi zene prite ne hijen e pemes, merren vetem me ndalim pa arsye te mjeteve motorike.
Ne urdheresen prej 19 pikash te Ministrise se Brendshme, edhe kjo ceshtje eshte marre parasysh ne piken 19 te saj, teksa i kerkohet ne menyre eksplicite punonjesit te policise rrugore te qendroje ne vijat e bardha te semaforit dhe jo nen hijen e pemes duke i vene qellim vetes ndeshkimin sistematik te drejtuesve te mjeteve.
Per te diskutuar edhe njehere per shqetesimet e ngrituar nga INFOCIP dhe reflektimin e tyre ne urdhrin e Ministrise se Brendshme, drejtori i INFOCIP Gerti Shella ishte i ftuar nga Ora NEWS diten e premte, date 9 Tetor 2018.
Pjesë e këtij urdhri është edhe marrja e masave për bllokimin e qarkullimit në zonën e ish-bllokut, ku përveçse do të ketë polic me uniformë, do të jenë të pranishëm edhe agjent civil. Lokalet e natës gjithashtu do të kontrollohen më shpesh nga Policia, si dhe do të kettë rritje të prezencës me agjentë në lokalet problematike.
Po ashtu, pjesë e urdhërit të Policisë është edhe evidentimi i punonjësve ushtarak, oficerët e RENEA-s, policët e FNSH dhe rendit, të cilët qëndrojnë në lokalet e natës si bodygard. Do të kalojnë në sitë edhe bodygardët civil që qëndrojnë jashtë lokaleve të natës. Policisë së Tiranës i është dhënë urdhër të që ndalojë dhe bllokojë mjetet e blinduara.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA