Qendra per Çështje të Informimit Publik, INFOCIP po monitoron rastet e keq-përdorimin të uniformës së Policisë së Shtetit si dhe të mos-përdorimit të simboleve policore nga punonjësit me uniformë gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Pas rastit të denoncuar per policen rrugore Anisa Zani para 10 ditësh, një tjetër rast i shkeljes së dispozitave ligjore ne fuqi është identintifikuar sot. Një vajze e cila mban veshur uniformën e policisë rrugore dhe emblemën e Policisë së Shtetit shfaqet si personazh i reklamës së një kompanie private e cila ofron shërbime interneti. Posteri është e vendosur në një pjesë të rrugëve të Tiranës, në anë të trotuareve në formatin “city rocket / billboard”.

 

20181105_115454

Në reklamë shihet një police rrugore, e veshur me uniform standart, ku dallohet qartë emblema e Policisë së shtetit në mëngën e krahur të djathtë. Ajo mban në dorë një tabëlë ndalimi (pallaskë) në të cilën është printuar një pjëse e logos së kompanisë private, ku lexohet qartë fjala “internet”.

 

Mbi kokën e polices rrugore shkruhet me gërma të mëdha: “Me ABCom qarkullon me shpejtësi tej normave”. Përballë tabelës së dorës (pallaskës) që mban të karikuar në ajër policja rrugore shfaqet një sinjalistikë vertikale që përban shëenëjn e kufizimit të shejtësisë dhe fjalët: speed limit 50 km/h

 

Nuk është e qartë nësë personi me uformën e Policisë Rugore përfaqëson në këtë rast Policinë e Shtetit apo kompaninë private. Figurina e modeles përngjan në imazh me një police rrugore reale, por në këtë rast kjo do të duhet të merrej si hamëndësim dhe i takon vetë Policisë Rrugore të ofrojë shpjegime nëse kemi të bëjmë me nje efektiv real që po bën reklamën e një kompanie private duke keq-përdorur uniformën dhe emblemën zyrtare të Policisë Rrugore.

 

Nëse reklamuesja në billboard është puonjëse reale, atëhere jemi përpara shkeljes së rradhës të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit”, i ndyshuar.   Neni 89 i këtij ligji parashikon në germën “d” shprehimisht se: “Punonjësi i policisë në ushtrimin e kompetencave ka  këto detyrime:  të përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e policisë vetëm gjatë kryerjes së shërbimit dhe në përputhje me rregullat e vendosura”.

 

Në rastin konkret është e qartë se punonjësja nuk është në moment të kryerjes së shërbimit.

Po ashtu, nëse kemi të bëjmë me një police reale, është shkelur gjithashtu edhe neni 121 I Rregullores së Policisë së Shtetit, konkretisht paragrafi 2, 3 dhe 4, sipas të cilëve, Punonjësi i Policisë së Shtetit, jashtë detyrës/shërbimit, zbaton normat e sjelljes, si më poshtë:

  1. nuk përdor uniformën në ambiente publike, që nuk kanë lidhje me detyrën që kryen;
  2. nuk përdor apo ekspozon pajisje/shenja të Policisë, si dhe nuk i vë ato në dispozicion të personave të tjerë;
  3. nuk përdor uniformën, pajisjet e tjera policore apo autoritetin policor për arsye që nuk lidhen me shërbimin/detyrën ose për përfitime/privilegje të ndryshme për vete ose për të tjerët;
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim