Heq nga uniforma simbolet e Policise se Shtetit, teksa gjobit qytetarët se kane hequr rripin ! Drejtori i INFOCIP denoncon rastin ne media
A ka të drejtë një polic që nuk respekton vetë rregulloren dhe ligjin e Policisë së Shtetit të kërkojë nga qytetarët respektimin e ligjit? A janë të barabartë para ligjit si qytetari ashtu dhe polici kur konstatohet shkelje e ligjit nga ky i fundit? A ka të drejtë një polic, që në emër të ligjit (që ai vetë nuk e zbaton), të shkatërrojë normalitetin e jetës së qytetarëve?
Në datën 22 Tetor 2018, policja rrugore Anisa Zani është filmuar teksa pret gjoba për qytetarët në shkelje flagrante të Ligjit të Policisë së Shtetit (nr. 108/2014) dhe Regullores së Policisë së Shtetit (miratuar me VKM nr. 750, datë 16.9.2015).
Teksa ndëshkon qytetarët me pretendimin se kanë hequr rripin, ajo vetë ka hequr emblemën e Policisë se Shtetit nga uniforme saj si dhe e ka zhveshur çdo shenjë tjetër e detyrueshme me ligj për tu vendosur në këtë uniform gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe pse kolegu i saj shfaqet i rregullt, ajo nuk ka sy per te pare dhe korrigjuar veten, pasi ajo eshte “e vaçantë” dhe nuk eshte si policet e tjere. Ajo beson se eshte mbi ligjin edhe flet ne emer te ligjit qe ajo vete p shkel.
Në rastin konkret ajo është filmuar teksa ndëshkon me gjobë qytetarin për mos-vendosje të supozuar të rripit ne mjetin e tij, teksa ajo vetë nuk ka të vendosura në uniformën e saj.
- Emblemën e Policise së Shtetit
- Gradën e punonjësit të Policies se Shtetit
- Numrin identifikues të punonjësit të Policisë së Shtetit.
Nga dokumentimi audio-video konstatohet lehtësisht se policja Anisa Zani nuk mban kamera ne trup dhe nuk i është përgjigjur kërkesës të qytetarit për të identifikuar vetveten, konform ligjit në fuqi. Arbitrariteti i saj flagrant është regjistruar në kamera dhe është denoncar aktuaisht në SHÇBA nga INFOCIP, konform detyrimit ligjor që cdo subject ka në RSH për të denoncuar paligjshmërine dhe abuzivizmin.
Rasti “Anisa Zani”, të cilën Policia e shtetit dhe media e promovoi si simbol, por që ajo vetë zgjodhi të injorojë ligjin dhe të mso mbaje simbolet e poicisë së shtetit, është denoncuar publikisht nga drejtori i INFOCIP, Gerti Shella edhe në media, gjatë një interviste me Gazetarin Alen Xhelili.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA