TIRANA, 28 shtator 2018 – Qendra per Çështëjet e Informimit Publik, INFOCIP, ka matur për të tretin vit rradhazi nivelin e implementimit të ligjit të se drejtës për informim nga 61 bashkitë e Shqipërisë. Gjetjet e Monitorimit 2018 u shpallen ne prani te te gjitha mediave ne vend, ne date 28 shtator 2018, qe perkon edhe me Diten Boterore te se Drejtes per Informim.

banner-PA-LOGO

 

Monitorimi i INFOCIP ka objekt matje dhe vlerësimi 5 komponentë bazë infrastrukturorë që ligji i ngarkon detyrim për implementim bashkive:

 

  • Kordinatori i të drejtës për informim (max 2 pike)
  • Regjistri i Pyetje-Përgjigjeve (max 1 pike)
  • Hartimi/Publikimi i programit të transparencës (max 3 pike)
  • Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak (max 2 pike)
  • Pasja e faqeve zyrtare të internetit (max 2 pike)

 

Monitorimi 2018 sugjeron se niveli i implementimit te infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 është rritur në masë 86,2%, duke konsoliduar përfundimisht makanizmin zbatues në nivel të qeverisjes vendore. Kjo është një rritje me rreth 15 pikë përqindje krahasuar me nje vit më parë.

 

Në vlerësimin e vitit 2016, niveli i implementimit të të infrastrukturës zbatuese ishte vetëm 31% kurse në 2017-ën shkoi në shkoi 71%. Kjo rritje e qëndrueshme e mekanizmit mundësues, që përbehet nga personeli i posaçëm si dhe nga infrastruktura onlinë, është një sinjal pozitiv që reflekton përpjekjet e serioze që janë deri më sot në këtë drejtim si nga shoqëria civile ashtu edhe Komisioneti për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

SHKARKO PERMBLEDHJEN EKZEKUTIVE

 

SHKARKO RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

DSC_2158
DSC_2232
DSC_2311

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim