Publikohet bilanci i akidenteve rrugore me pasojë vdekjen për 3 mujorin Qershor – Korrik- Gusht 2018
Nga një vleresim i ndërmarre dy ditët e fundit nga INFOCIP, duke përdorur burime zyrtare dhe mediatike, vetëm gjate muajit Gusht 2018 humbën jetën në aksidente rrugore 26 persona. Krahasuar me Gushtin 2017, kjo shifër ka pesuar rritje, duke patur parasysh se INSTAT ka raportuar vetem 22 aksidente me pasoje humbjen e jetës në Gushtin e vitit të kaluar[1]. INSTAT akoma nuk ka bërë pubike të dhënat zyrtare per muajin Gusht 2018, ku renditen si rregull edhe rastet e plagosjeve si pasjë e aksidenteve rrugore. nga te dhenat e disponuara nga INFOCIP permes burimeve mediatike dhe ndjekjes sistematike te informacioneve per aksidentet rrugore ne muajin Gusht, 2 persona vijojne ende te jene ne kushte kritike për jetën si pasoje e trumave automobilistike.
Nderkohe, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të bëra tashmë publike, në Korrik 2018 humbën jetën 18 persona, kurse në Qershor 2018 kanë humbur jetën 20 persona. Kjo do te thote se gjate muajve te sezonit turistik perllogaritet se jane te pakten 64 persona qe kane humbur jeten si pasoje e aksideneteve automobilistike, krahasuar me 56 të aksidentuar me pasojë vdekjen në verën e vitit 2017, referuar vetem shifrave zyrtare. Kjo e dhene shenon nje rritje me 14% te vdekjeve ne rruge krahasuar me nej vit me pare dhe konsiderohet si nje tregues me perkeqesim te ndjeshem.
Shifrat e te vdekurve ne rruge si pasoje e aksidenteve, te cilat jane raportuar nga media, japin nje tablo edhe me te erret krahasuar me shifrat zyrtare. Konkretisht, referuar te dhenave mediatike, per te tre muajt e verës 2018, në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 67 persona[3] krahasuar me 64 qe eshte shifra e konsoluar nga te dhenat e INSTAT dhe INFOCIP per tremujorin Qershor-Korrik-Gusht 2018.
Sipas INSTAT, ne vitin 2017 ka patur 56 të aksidentuar me pasojë vdekjen në verën e vitit 2017 (12 persona në Qershor[4] 2017, 22 persona në Korrik[5] 2017 dhe 22 persona në Gusht 2017[6] . Krahasuar me te dhenat mediatike, vdekjet si pasoje e aksidenteve rrugore jane rritur me rrth 15% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Bazuar në shifrat e fataliteteve në rrugë për vitin 2018, INFOCIP konstaton se Policia Rrugore ka dështuar në përmbushjen e qëllimit që i kishte caktuar vetes për garantimin e jetës njerëzore gjatë qarkullimit në akset rrugore të vendit gjatë sezonit turistik.
INFOCIP gjithashtu konstaton se Qeveria dhe me pas Kuvendi ka pranuar çdo plan masash të sugjeruar nga drejtuesit e lartë të Policisë Rrugore, më qëllim uljen e numrit të aksidenteve duke pranuar ndryshime në Kodin Rrugor të RSH kah lejimit të ashpërsimit të masave administrative dhe penale për kundravajtësit. Fakti që efektet e synuara nuk reflektohen në të dhënat e analizuara nga INFOCIP, sugjeron se Qeveria dhe më pas Kuvendi janë vënë në lëvizje bazuar mbi sugjerime të pa-studiuara ose të pa-bazuara nga drejtuesit e lartë të Policisë Rrugore.
Bilanci i të vrarëve në rrugë, ndër më tragjikët e viteve të fundit, i duhet ngarkuar si përgjegjësi direkte strukturave të Policisë Rrugore, të cilat për më tepër e kanë patur devizë të punës së tyre shpëtimin e jetës së shtetasve nga aksidentet rrugore përmes ashpërsimit të masave ndëshkimore ndaj kundravajtësve. Kjo strategji e ndjekur konsiderohet në këtë pikë e dështuar nga vetë rezultatat dramatike në humbjen e jetëve të njerëzve në rrugë.
INFOCIP i kërkon Ministrit të Brendshëm të marrë masat e duhura për të konsideruar si të pa-efektshme strategjinë e Policisë Rrugore dhe të identifikojë përsonat përgjegjës duke marrë masa për zëvendësimin e tyre pasi do të ishte e pamoralshme dhe fyerje ndaj familjarëve të viktimave që shteti të vijojë t’i paguajë akoma me paratë e taksapaguesve këta drejtuesë me bilanc kaq dramatik viktimimash në punën e tyre.
Jo më larg se dje, një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 17 shtetasve në Bullgari pasoi me tre dorëheqje ministrash. Duke patur parasysh rolin e madh që MB i ka njohur Policisë Rrugore në propozimin e masave legjislative dhe administrative për përmirësimin e këtyre treguesve, por edhe në pajisjen me infrastrukturë modern të kërkuar, përfshirë edhe pajisje ajrore vëzhgimi (drone). INFOCIP konsideron se përgjegjësia direkt në rastin konkret duhet kwrkuar edhe tek vetë dejtuesit më të lartë të Policisë Rrugore. Faji nuk mund të jetë vetëm i viktimave në tragjedi me përmasa kaq shqetësuese.
[1] http://www.instat.gov.al/media/2912/aksi-_rrug-gusht-17.pdf
[2] Tv KLAN, Top Channel, Ora NEwS dhe Syri.NET
[3] Marzhi i gabimit metodologjik 2%
[4] http://www.instat.gov.al/media/1925/aksidentet_rrugore-_qershor__2017.pdf
[5] http://www.instat.gov.al/media/1926/aksidentet_rrugore-_korrik__2017.pdf
[6] http://www.instat.gov.al/media/2912/aksi-_rrug-gusht-17.pdf
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA