Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Admir Thanza për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP pubikon Raportin Ekskluziv
E Merkure, 11.07.2018 / Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Admir Thanza, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Admir Thanza, aktualisht ne proces vetting-u.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari A. Thanza nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari A. Thanza ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Shkarko Raportin Special ne PDF
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA