Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.1.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të z. Engjëll Gjondrekaj, në Itali.

 

2.     Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

 

3.     Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit të kurimit.

 

4.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


28/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim