VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, PËR QENDRËN KOMBËTARE TË LICENCIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 31.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të nenit 29, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, dhe të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
4. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për Qendrën Kombëtare të Licencimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, t’i shtohet fondi 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë, përkatësisht:
– 21 000 000 (njëzet e një milionë) lekë, zëri “Shpenzime personeli”;
– 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë, zëri “Shpenzime korente”.
5. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.
6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/05/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA