Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025,  datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, t’i shtohet fondi 60 363 109 (gjashtëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e nëntë) lekë, për kryerjen e pagesës, që lidhet me asistencën teknike dhe shpenzime të tjera, të            PMU-LCDP, në kuadër të projekteve PHARE dhe CARDS, të bllokuara nga Komisioni Evropian.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
28/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim