15 Nentor 2016 – Grupimet me influente te shoqerise civile shqiptare u bene bashke per te avancuar procesin e hartimit te nje kuadri ligjor mundesues per Referendumet ne RSH. Pas ndryshimeve kushtetuese te Gushtit, 2016 ne kuader te fazes se pare te Reformes ne Drejtesi, Shqiperia e gjen veten me mundesi edhe me te kufizuara per te ushtruar suvranitetin vendimarres me vote direkte referendare. Aktualisht, fale edhe ndryshimeve me te fundit, Referendumi Kushtetues eshte praktikisht dhe ligjerish nje e drejte e mohuar ne tekstin e vetë kushtetutës së vendit, e cila u miratua vetë me Referendum Popullor ne vitin 1998.

 

E gjendur në këto kushte, INFOCIP, thirri ne nje tryeze pune aktorët kryesorë të shoqërisë civile në vend per te kerkuar dakortësinë e tyre për të shtyrë përpara si një iniciativë nga poshtë-lart nismën për hartimin e ligji per referendumet ne RSH qe do te mundesoje efektivisht ushtrimin e demokracise direkte sipas frymes dhe perecaktimit kushtetues ne RSH.

 

Në Konferëncën Kombëtare të thirrur për këtë qëllim nga INFOCIP në datë 15 Nentor 2016, morën pjëse të gjitha grupimet e interesuar vendesa për një ligj kuadër për referendumet dhe konkretisht

 

 INFOCIP, organizate nismetare per draftimin e projektligjit per Referendumet ne RSH

AKIP, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, përfaqësuar nga Znj. Kozara Kati

Rrjeti i organizatave lokale të koordinuar nga Olof Palme Center, Nisma THURRJE,

Organizata për Nisma Ligjore Qytetare, përfaqësuar nga Prof. Aurela Anastasi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përfaqësuar nga krytarja e Bordit, ish-anëtare e GJK, Vjollca Mecaj

 

Po ashtu, nga komuniteti donator në këtë Tryezë Kombetare ishin të ftuar dhe morën pjesë OSFA perfaqesuar nga Znj. Ersida Sefa si dhe nga Lëviz Albania, përfaqësuar nga drejtoresha Znj. Valbona Kuko dhe znj. Oriada Tare.

 

Po ashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga BE dhe OSCE ( Robert Adams ), Këshilli i Europës (znj. Liljana Kaçi) si dhe  NDI, GIZ etc.

I ftuar nderi për të adresuar këtë Konferencë Kombëtare ishte edhe kryetari i sapozgjedhur i KQZ, Z. Denar Biba. Ai shoqërohej në këtë Tryezë të nivelit të lartë nga stafet e KQZ si dhe nga ekspertë të zgjedhjeve dhe juriste të mirënjohur.

 

 

 

 AAP_8384

AAP_8397AAP_8398AAP_8452AAP_8360AAP_8629DSCN9618AAP_8366AAP_8835DSCN9389DSCN9741DSCN9747DSCN9773DSCN9779AAP_8598DSCN9388
AAP_8365

AAP_8584

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim