Prof. Aurela Anastasi: Ligj integral per Referendumet dhe Nismen Ligjore Qytetare. Falenderime INFOCIP per koordinimin e gjithe aktoreve
Konsitucionalistja Aurela Anastasi falenderoi qe ne fillim te fjales se saj INFOCIP dhe Olof Palme Center per perpjekjen per te koordinuar aktoret e shoqerise civile ne nje konference te posacme per kuadrin ligjor mundesues per demokracine direkte.
Ajo analizoi hollesisht me pas ne referatin e saj pamundësinë totale qe ka sot Shqiperia për të aktivizuar mekanizmin referendar, por edhe nismën ligjore nga zgjedhësit. Ajo u ndal edhe tek rrethana specifike qe ka Shqiperia sa i takon numrit te madhe te votuesve te rregjistruar te cilat nuk jane rezident ne Shqiperi. Ne kushtet kur ende nuk ka nje zgjidhje per voten e emigranteve, e drejta e tyre per te votuar duhet risjelle ne vemendje ne kuader te hartimit te nje ligji te ri integral per referendumet, rekomandoi konstitucionalistja, Prof. Aurela Anastasi.
Ne fjalen e saj ajo argumentoi nevojen urgjente per hartimin e nje kuadri te ri ligjor si per referendumet ne nivel qendror dhe vendor, por edhe per nismen ligjore qytetare. Ajo ekpozoi para gjithe aktoreve te shoqerise civile te pranishme ne kete Konference edhe nismen e ndermarre nga organizata e drejtuar prej saj per draftimin e nje ligji per Nismen Ligjore Qytetare, ne respekt te parashikimeve kushtetuese.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA